KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD publikon raportin ‘Kushtetushmëria në qeverisje’
Politikë

IKD publikon raportin ‘Kushtetushmëria në qeverisje’

Kosova News
Kosova News 21:09 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

IKD ka publikuar raportin “Kushtetushmëria në qeverisje”, në të cilën janë trajtuar kushtetutshmëria e ligjeve dhe vendimeve institucionale, ngjarje kjo në kuadër të ditës së tretë të “Javës kundër korrupsionit”.

Naim Jakaj, autor i raportit, theksoi se që nga themelimi Gjykata Kushtetuese ka trajtuar 110 raste përfshirë kontrollin e kushtetutshmërisë së amendamenteve të propozuara, ligjeve, vendimeve të Kuvendit të Kosovës, vendimeve të tjera të Qeverisë dhe akteve të tjera të miratuara nga Presidenti i Kosovës. Sipas tij, GjK në dhjetëra raste gjeti shkelje kushtetuese të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

“Ne në këtë raport kemi trajtuar vetëm aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese për vendimet dhe ligjet e Kuvendit, vendimet dhe aktet nënligjore të Qeverisë. Janë gjithsej 28 raste kur Gjykata Kushtetuese gjeti se projektligjet, vendimet e Kuvendit, vendimet dhe aktet nënligjore të Qeverisë ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Dhjetë (10) raste apo 36% e këtyre rasteve i përkasin Qeverisë, përkatësisht Legjislaturës aktuale (L-VIII-të). Me gjashtë (6) raste apo 21% e këtyre rasteve i takojnë Legjislaturës së VI-të. Me katër raste Legjislatura e IV-të dhe e VII-të, me dy raste Legjislatura e III-të dhe e V-të.”, shtoi Jakaj.

Në vazhdim të prezantimit të raportit, Jakaj ka renditur arsyet se pse Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje kushtetuese te ligjet dhe vendimet e Kuvendit.

“Sipas Gjykatës Kushtetuese, ligje të caktuara, të propozuara nga Qeveria dhe të miratuara nga Kuvendi, nuk kanë qenë në përputhje me formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit, nuk kanë qenë në përputhje me vlerat, barazinë para ligjit, me të drejtën për mjete juridike dhe mbrojtjen gjyqësore dhe se vendime të caktuara të Kuvendit, kanë tejkaluar kompetencën e tij, sa i përket mbikëqyrjes parlamentare”, tha ai gjatë prezantimit të raportit.

Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësinë, në cilësinë e panelistit të kësaj tryeze tha se gjatë hartimit dhe miratimit të ligjeve, Qeveria aktuale nuk po i dëgjon rekomandimet e ndërkombëtarëve.

“Ne kemi takime të rregullta me ndërkombëtarë, fatkeqësisht të njëjtët po shprehen që as komentet, as rekomandimet e tyre nuk po merren për bazë, është bërë njëfarë injorimi që për neve nuk ka kuptim”, tha Miftaraj gjatë këtij diskutimi.

“Java Kundër Korrupsion 2023”, e cila po mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – Byro për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), do vazhdojë me aktivitete të ndryshme qëpo organizohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres (INPO).

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?