KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Turqisë i kërkohet ekstradimi i autorit të dyshuar
Rajon

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Turqisë i kërkohet ekstradimi i autorit të dyshuar

Kosova News
Kosova News 18:25 -06/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga autoritetet turke që ta mbajnë në paraburgim të dyshuarin kryesor për vrasjen e vajzës 14-vjeçe në Shkup dhe të një 74-vjeçari në qytetin e Velesit deri sa të përfundojnë procedurat për ekstradimin e tij. Shkupi pret që Ankaraja të veprojë me shpejtësi në përgjigje të kërkesës.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një marrëveshje të përbashkët për ekstradim. Pasi të miratohet ekstradimi, do të merret një vendim për kohën dhe mënyrën e transferimit të të dyshuarit, Lupço Palevski.

Palevski u kap të martën pasdite në qytezën Balikesir, në jug të Stambollit. Ai fillimisht ishte arratisur në Serbi, duke thënë se i duhej të shkonte për arsye shëndetësore. Avokati i tij deklaroi në polici se nuk kishte njohuri për përfshirjen e klientit të tij në vrasje.

Më pas, i dyshuari, sipas njoftimeve të organeve të rendit është larguar prej atje përmes Bullgarisë në drejtim të Turqisë. Aktualisht, pesë persona janë të dyshuar për veprën e vrasjes apo ndihmën në vrasjen e Vanja Gjorçevskës, përfshirë babanë e saj, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se i kishte dhënë informata të akuzuarit kryesor Palevski lidhur me lëvizjet e vajzës së tij.

Ajo u rrëmbye më 27 nëntor në hyrje të ndërtesës ku banonte në qendër të Shkupit. Autoritetet njoftuan se vajzës i kishin lidhur duart dhe këmbët, e kishin futur në një thes dhe në bagazhin e makinës për ta dërguar pranë fshatit Brazdë në veri të Shkupit. Organet hetuese thonë se pas rreth tre orësh nga rrëmbimi, 14-vjeçarja ishte ekzekutuar me revole.

Vetura ishte pronë e Pençe Zhezhovskit, një berber 74-vjeçar, po ashtu i ekzekutuar më 24 nëntor nga Lupço Palevski. Prokuroria thotë se viktima u vra për një borxh prej 500 eurosh.

Procedurat e autopsisë kanë përfunduar, por të dhëna konkrete nuk janë bërë të ditura për publikun. Babai i vajzës ka mohuar përfshirjen në vrasjen e saj, ndërkaq njëri nga të arrestuarit ka pranuar pjesëmarrjen në këtë vepër të rëndë. Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas dyshimeve të policisë, motivi i rrëmbimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës mund të jetë përfitimi material, apo zhvatja e parave nga nëna e saj që kishte shitur së fundmi një banesë të trashëguar prej prindërve të saj. Dy prindërit e vajzës ishin të divorcuar.

Ky rast ka tronditur opinionin e gjerë publik në Maqedoninë e Veriut. Dënimet me vdekje nuk ekzistojnë në vend, ndërsa ekspertët presin nga gjykatat të japin dënime maksimale për autorët e kësaj vepre të rëndë. /ZëriiAmerikës

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 06/12/2023 06/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?