KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Hovenier: Rasti i Liridonës dëshmon se sa i rëndësishëm është adresimi i dhunës
Politikë

Ambasadori Hovenier: Rasti i Liridonës dëshmon se sa i rëndësishëm është adresimi i dhunës

Kosova News
Kosova News 15:28 -06/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka deklaruar se vrasja e Liridona Ademajt tregon se sa e rëndësishme është të punohet në adresimin e çështjeve të dhunës, dezinformimin në baza gjinore, dhunën online dhe dhunën ndaj grave në politikë.

“Këtë javë patëm edhe një lajm tjetër për një rast të dyshuar të femicidit dhe kjo tregon sa është urgjente të punojmë në adresimin e këtyre  çështjeve në nivel të shoqërisë”, ka theksuar Hovenier në konferencën për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI.

Tutje ambasadori amerikan theksoi se në çështjen e integritetit të informatave është shqetësuese gjuha e urrejtjes kundër grave, pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe komuniteteve tjera në internet.

“Nëse lihen pa kontroll  këto manifestime të gjuhës së urrejtjes ato shpërndahen në rrjetet sociale dhe e nxisin dhunën dhe ndarjen e të gjitha llojeve. Edhe vet akterët keqdashës mund t’i përdorin dezinformatat për eliminimin e kritikëve të tyre dhe për konsolidimin e pushtetit. Mënjanimi i grave dhe të anashkaluarve tjerë nga skena politike është pjesë rrënjësore e kësaj strategjie”, ka theksuar Hovenier.

Ai ka thënë se ka ende ka shumë vend për përmirësim, jo vetëm në Kosovë, po në aspektin global. “Duhet ta marrim me seriozitet dhe duhet të përgjigjemi me efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse. Anketat e kohëve të fundit tregojnë se 76 për qind e qytetarëve mendojnë që partitë politike duhet të mundësojnë pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në politikë, derisa 62 për qind besojnë që ngacmimi në internet dhe portretizimi negativ në politik dekurajon pjesëmarrjen e grave në politikë. Këto statistika na tregojnë se qytetarët kosovarë janë të gatshëm për ta mbështetur ndryshimin”, tha më tej ambasadori amerikan.

Hovenier për zgjedhjet e Serbisë: Kosova i përcakton vet kushtet për votimet e shteteve tjera brenda territorit të saj

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj, konfiskohet edhe një armë zjarri

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?