KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Vrasja e Liridona Ademajt na tronditi të gjithëve, pres që fajtorët ta marrin dënimin e merituar
ArsimLajme

Nagavci: Vrasja e Liridona Ademajt na tronditi të gjithëve, pres që fajtorët ta marrin dënimin e merituar

Kosova News
Kosova News 18:46 -04/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në panelin e diskutimit me temën “Preferencat gjinore dhe aborti selektiv -Diskriminim gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”, me ç’rast ka folur për rolin jetik të edukimit sa i përket qasjes jodiskriminuese në raport gjinor.

Ministrja Arbërie Nagavci, bëri të ditur se bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu është bashkuar aktiviteteve sensibilizuese në shkolla, në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm” kundër dhunës me bazë gjinore, me synimin që këto sesione vetëdijësuese të ndikojnë në eliminimin e kësaj dukurie.

Ministrja Nagavci tha se, rasti i vrasjes së një gruaje para pak ditëve tregon se sa i rëndësishëm është aktivizmi i shoqërisë dhe i institucioneve në këtë drejtim.

Gjithashtu Nagavci theksoi se, shoqëria jonë vazhdon të jetë në mesin e vendeve në të cilat ekziston dhuna ndaj vajzave dhe grave, sado që ky trend ka shenja të përmirësimit, kjo në masë të madhe falë avancimit të vajzave dhe grave në aspektin arsimor dhe profesional, dhe pavarësimit të tyre.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci bëri të ditur përkushtimin e Ministrisë së Arsimit drejt zgjerimit të normave kundër pabarazisë gjinore dhe mbështetjen e vajzave dhe grave përmes bursave, të cilat kanë për qëllim rritjen e përfshirjes së tyre në studimin e fushave STEM.

Na vazhdën e aktiviteteve për eliminimin e pabarazisë dhe edukimit seksual, Nagavci përmendi edhe punën që ka bërë MAShTI në bashkëpunim me UNFPA në hartimin e materialeve promovuese të cilat ndihmojnë mësimdhënësit në trajtimin e kësaj teme dhe trajnimin e mësimdhënësve në këtë fushë.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci përmendi edhe disa prej sfidave me të cilat përballen vajzat tona e të cilat janë: pamundësia e përfundimit të shkollimit bazik, përjetimi i dhunës fizike, martesat pa mbushur moshën madhore, ekspozimi ndaj rreziqeve të shtuara online, etj.

Gjithashtu lexoni:

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Kosova News 04/12/2023 04/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?