KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pacolli tregon lidhjen e tij me familjen Murseli: Liridona kishte miqësi me familjen time, ne ishim kumbarë të djalit të tyre
Politikë

Pacolli tregon lidhjen e tij me familjen Murseli: Liridona kishte miqësi me familjen time, ne ishim kumbarë të djalit të tyre

Kosova News
Kosova News 20:04 -02/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Behgjet Pacolli ka reaguar edhe një herë mbi vrasjen e Liridona Murselit.

Bashkëshorti i Liridonës, Naimi, që dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen, ka qenë këshilltar i Pacollit gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Në reagimin e tij, Pacolli ka përmendur miqësinë e ngushtë të tij me Liridonën dhe Naimin, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për ndonjë precedent konflikti për ta.

“Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues” ka thënë mes të tjerash Pacolli.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës  me këtë ngjarje të trishtueshme.

Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019.

Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri.

Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona  kishte miqësi me familjen time.

Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues.

Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar.

Gjithashtu lexoni:

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro

Deçani mirëpret festivalin “Newborn Kosova” – 180 artistë nga e gjithë bota sjellin muzikë, kulturë dhe vallëzim

“Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbështet Paris Gurin pas përplasjes me deputetët e LVV-së

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, falënderon nga zemra Kryeministrin Kurti për ndarjen e 580 mijë eurove për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Kosova News 02/12/2023 02/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë
17:00 -09/07/2025
Interi i dërgon ultimatum transferimi Calhanoglut
16:54 -09/07/2025
Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro
16:45 -09/07/2025
Përfundoi seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit në Lipjan
16:42 -09/07/2025
Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët
16:35 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?