KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadat rikthejnë pllakën përkujtimore të ushtarëve serbë aty ku ishte
Politikë

Ambasadat rikthejnë pllakën përkujtimore të ushtarëve serbë aty ku ishte

Kosova News
Kosova News 14:35 -02/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, e kanë kthyer të shtunën, në vendin ku ka qenë më parë, një pllakë përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë në luftërat e viteve 1912-1918.

Ky monument, i vendosur në varrezat ortodokse në Prishtinë, është zhvendosur në një anë të varrit në mes të muajit nëntor, me iniciativën e Ambasadës franceze dhe asaj gjermane.

Ky veprim pati nxitur reagim të ashpër të komunitetit serb në Kosovë.

Në vendin e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë, në nëntor ishte vendosur një pllakë përkujtimore në kujtim të ushtarëve francezë që humbën jetën gjatë shërbimit në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Pllaka përkujtimore për ushtarët serbë tani është rikthyer aty ku ka qenë më parë.

Tani, ajo është zhvendosur anash, ndërsa pllaka që nderon ushtarët serbë është vendosur në qendër të varrit.

Vite më parë, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë kanë festuar në atë vend Ditën e Armëpushimit.

Dita e Armëpushimit shënohet në të gjithë botën më 11 nëntor për të përkujtuar nënshkrimin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Kjo ditë shënohet në të gjithë Evropën dhe vendet e Komonuelthit e festojnë atë si Ditën e Përkujtimit, amerikanët si Ditën e Veteranëve ose Ditën e Përkujtimit.

Zyrtarë të dy ambasadave në Kosovë patën shpjeguar se pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë serbë është zhvendosur për shkak se “në vitet e fundit, dhe veçanërisht në vitin 2022, kjo ceremoni e përbashkët franko-gjermane u njollos nga polemika në media të caktuara në Kosovë në lidhje me praninë e një stele [pllakë përkujtimore] për nder të ushtarëve serbë që vdiqën mes viteve 1912 dhe 1918”.

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit pati reaguar ndaj heqjes së pllakës përkujtimore me pretendimet se askush nuk është konsultuar me komunitetin serb që i mbikëqyr varrezat, dhe as me Kishën Ortodokse Serbe, e cila “përkujdeset shpirtërisht për varrezat ortodokse në Kosovë”, shkruan REL.

Përveç Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kanë reaguar edhe partitë politike serbe, aktivistë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucione të Serbisë.

Më pas, më 15 nëntor, Ambasada franceze në Kosovë ka njoftuar se do të shqyrtojë “mundësitë teknike” që të gjitha monumentet në varrezat në Prishtinë të kthehen në vendin e tyre, “dhe se kjo do të përfshijë një pllakë të re përkujtimore në kujtim të ushtarëve francezë që humbën jetën”, gjatë shërbimit në kuadër të KFOR-it.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?