KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për festën e Krishtlindjes në fshatin Pjetërshan
Politikë

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për festën e Krishtlindjes në fshatin Pjetërshan

Kosova News
Kosova News 21:30 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga vizita në komunën e Gjilanit, dhe më pas vizitës në komunën e Podujevës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje, në fshatin Pjetërshan të komunës së Gjakovës.

Duke iu drejtuar të gjithë të pranishmëve, kryeministri tha se simboli i ndezjes së dritave sonte, tregon që kush shkon pas dritës, pas të vërtetës, nuk mbetet në errësirë sepse kush bën vepra të mira, kush e do të vërtetën gjithmonë del në dritë.

“Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët në vendin tonë dhe kudo në botë. Andaj motra dhe vëllezër, me dashuri, për drejtësi, me paqe le të ecim të gjithë përpara së bashku” u shpreh ai.

Ndezja e dritave në këtë fshat tashmë është bërë traditë, i cili ndryshe njihet edhe si “Fshati i dritave”.

Nën organizimin e Famullisë së Shën Josefit, të Pjetërshanit, ky fshat ka arritur ndër vite që të kthehet në një vend atraktiv, i cili ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve për shkak të zbukurimeve unike.

Bashkë me kryeministrin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna.

Deklarimi i plotë i kryeministrit:

Atëherë siç e pamë të gjithë para 1 janarit të vitit 2024 e kemi 1 dhjetorin e kemi pra ardhjen e cila është koha e në të cilën ne përgatitemi për Krishtlindje andaj mirë se keni ardhur e mirë se e gjejmë njëri -​ tjetrin e mirë se ju gjej juve këtu në Pjetërshan, motra e vëllezër të dashur.

I nderuari Don Marjan,

Të nderuar besimtarë,

Grazhdi i Betlehemit është i varfër dhe tregon pikërisht atë përulësi pa të cilën nuk ka Krishtlindje. Vetëm ata që e kuptojnë se duhet ndjekur Zotin në vogëlsi dhe jo në madhështi, janë në gjendje ta adhurojnë atë. Krishtlindja është festa e të varfërve, të përulurve, por e lartësuar në Zotin dhe e pasur në Zot. Vjen për të na ndryshuar ne, jo kushtet tona. Por kur të fitojmë përulësi dhe një zemër të mbushur me dashuri, ne do të ndryshojmë gjithçka, gjithë botën, pak nga pak.

Ne mendojmë për të tjerët, për fqinjët tanë, andaj le t’u afrojmë atyre atë që është e bukur në Krishtlindje dhe atë që ne vetë kemi përjetuar, e që është afërsia e Zotit. Le të kemi kohë të takohemi, të vizitojmë, të kuvendojmë, t’u japim tyre kohën tonë që janë vetëm dhe që kanë nevojë për neve.

Simboli i ndezjes së dritave sonte, tregon që kush shkon pas dritës, pas të vërtetës, nuk mbetet në errësirë. Kush bën vepra të mira, kush e do të vërtetën gjithmonë del në dritë. Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët në vendin tonë dhe kudo në botë. Andaj motra dhe vëllezër, me dashuri, për drejtësi, me paqe le të ecim të gjithë përpara së bashku. 

Ju falemnderit!

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj, konfiskohet edhe një armë zjarri

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?