KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një foshnje me COVID në gjendje të rëndë, po trajtohet në QKUK
Shëndetësi

Një foshnje me COVID në gjendje të rëndë, po trajtohet në QKUK

Kosova News
Kosova News 13:57 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë dhe dy fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të infektuar me COVID-19 dhe po marrin trajtim në këto dy klinika.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili, deklaroi se njëra prej foshnjave është në gjendje më të rëndë dhe është me asistencë respiratore dhe në trajtim intensiv.

“Kemi aktualisht dy foshnje, tash në këtë valën e fundit të pandemisë. I kemi vazhdimisht rastet të cilat po pranohen dhe trajtohen në kliniken tonë. Zakonisht janë foshnje të cilat vinë nga shtëpia. Këto foshnje janë foshnje në termin, njëra është 18-ditëshe, tjetra është 4-ditëshe. Aktualisht e kemi një foshnje që është në gjendje më të rendë është me asistencë respiratorë dhe mbetet tutje me trajtim intensiv”, tha ajo.

Doktoresha Ismaili rekomandon të gjitha nënat që rezultojnë pozitivë më COVID-19 të kenë kujdes gjatë kujdesit me foshnjën dhe gjatë kohës së ushqyerjes ta mbajnë maskën. Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e vaksinimit me rregull për foshnjat.

Ajo ka treguar edhe për simptomat e foshnjave të cilat janë me COVID.

“Foshnjat të cilat vijnë janë me temperaturë të lartë trupore, me vështirësi respiratorë. Kryesisht janë forma të lehta. Foshnjat të cilat janë COVID pozitive, janë simptome pothuajse të njëjta edhe me patologjitë e tjera, me sëmundjet e tjera. Në rastet kur kanë temperatura të larta trupore duhet të referohen, udhëzohen menjëherë të mjeku. Ata pastaj e bëjnë vlerësimin dhe nëse gjendja kërkon trajtim hospilator, atëherë referohen nga ana e mjekut në spital”, tha ajo.

Edhe në Klinikën e Pediatrisë aktualisht janë dy fëmijë të infektuar me COVID-19, por doktoresha në këtë klinik, Afërdita Selmanaj, tha se gjendja e tyre është stabile.

“Për shkak të shtimit të rasteve të fëmijëve me COVID-19, kemi rihapur repartin e COVID-it, i cili për një kohë ka qenë i mbyllur. Në repartin COVID janë duke u trajtuar dy fëmijë, gjendja e tyre është stabile. Sa i përket kapaciteteve, numri i shtretërve gjithsej është 10 shtretër, mirëpo me mundësi të shtimit nëse paraqitet numri më i madh i rasteve të fëmijëve me COVID-19”, ka deklaruar Selmanaj.

Selmanaj tha se mosha e fëmijëve të prekur nga COVID-19 është 1 deri 4 vite. Ajo gjithashtu tregoi simptomat e para që kryesisht fillojnë me rritjen e temperaturës.

“Simptomat fillestare kryesisht janë respiratorë, kollitje, temperaturë. Simptomat te fëmijët zgjasin 7-10 ditë, shumica janë trajtuar në mënyrë ambullatore, ndërsa pacientët që kanë qenë të spitalizuar te ne zakonisht kanë qëndruar 7-10 ditë në klinikën tonë. Mosha më e prekur nga COVID-19, ka qenë 1 deri 4 vite”, ka theksuar ajo.

Pediatrja kërkoi nga prindërit që të behët vaksinimi i fëmijëve. Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë miratoi vaksinimin anti-COVID për fëmijët 5 deri në 11-vjeç./kp

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 20/07/2022 20/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?