KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti e Hyseni inaugurojnë parkun “Banja” dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”
Politikë

Kryeministri Kurti e Hyseni inaugurojnë parkun “Banja” dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”

Kosova News
Kosova News 15:08 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e kanë inauguruar sot fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe kanë përuruar parkun “Banja”.

Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ka qenë në vizitë në komunën e Gjilanit për të parë punën që po bëhet dhe për të dëgjuar për planet për vitin e ardhëm.

“Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, ka thënë se për vitin tjetër janë katër projekte kryesore, si Stadiumi i qytetit, Unaza rrugore, Bulevardi i qytetit dhe Autostrada e Gjilanit.

“Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme. Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024. Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm. Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit”, ka vijuar ai.

Kurti ka thënë se kryetari Hyseni ka vazhduar që të paguajë borxhet e komunës nga e kaluara dhe se për dy vjet në zyrë tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Vozitësi godet katër vetura dhe një polic në Malishevë, disa persona të lënduar

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?