KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Merret vendimi për Stefano Piolin
Sport

Merret vendimi për Stefano Piolin

Kosova News
Kosova News 20:29 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Stefano Pioli e ka ende besimin e Gerry Cardinale. Është ky përfundimi i takimit të zhvilluar në Milanello mes trajnerit dhe pronarit të Milanit.

Por siç bëjnë të ditur mediat italiane, është një besim tanimë jo i pakufizuar, dhe që do të kushtëzohet nga rezultatet në vashdim. Më saktësisht nga vendi i katërt në kampionat, objektiv minimal dhe i panegociueshëm.

Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 3-të me 5 pikë më shumë se Roma, një avantazh që duhet ruajtur me çdo kusht. Për këtë arsye ndeshja e së shtunës mbrëma me Frosinonen merr një vlerë të veçantë, pasi Milani e ka të ndaluar të humbasë.

Me një këmbë e gjysmë jashtë Championsit, puna e Piolit do të gjykohet pothuajse ekskluzivisht nga ecuria në kampionat e Giroud me shokë. Hapat e tjerë fals janë të ndaluar, pasi në rast se pësohen të tjera humbje duke vënë në rrezik kualifikimin në Championsin e ardhshëm, pushimi i trajnerit do të ishte i paevitueshëm.

Për momentin nuk gjejnë konfirmim pistat Galtier, Tudor, Donadoni apo Shevchenko pasi hipoteza më e mundshme është që drejtimi i skuadrës të merret nga trajneri aktual i të rinjve Ignazio Abate, i cili do të jetë në stol në një dyshe trajnerësh në fakt bashkë me Zlatan Ibrahimovic.

Gjithsesi te Milani shpresojnë që të mos jetë të detyruar të ndërmarin një rrugë të tillë, çka do të thotë që Pioli nuk mund të gabojë në ndeshjet e ardhshme.

Gjithashtu lexoni:

Përleshje masive para finales PSG-Inter: Godasin me mjetet të forta njëri-tjetrin

Nata më e madhe e sezonit, Paris Saint-Germaini dhe Interi publikojnë formacionet zyrtare

Tahir Batatina me reagim thumbues pasi Llapi siguroi mbijetesën në Superligë

Llapi vazhdon në Superligë, mposht Vushtrrinë në barazh përmes penalltive

“Ecje me Ambasadorin”, Uta Ibrahimi dhe ambasadori Rohde ngjiten në Majën e Konjushkës

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përleshje masive para finales PSG-Inter: Godasin me mjetet të forta njëri-tjetrin
20:52 -31/05/2025
Brusi, aty ku katolikët dhe myslimanët janë një familje
20:15 -31/05/2025
Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n
20:02 -31/05/2025
Nata më e madhe e sezonit, Paris Saint-Germaini dhe Interi publikojnë formacionet zyrtare
19:55 -31/05/2025
Tahir Batatina me reagim thumbues pasi Llapi siguroi mbijetesën në Superligë
19:51 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?