Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, KRU “Prishtina” bëri të ditur se për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00, përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania.
Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm”, thuhet njoftimin e kësaj kompanie.
KRU Prishtina thotë se shpreson që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë, ndërsa rikujton që kanali i Ibër Lepencit menaxhohet nga NH ” Ibër Lepenc”.


