Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar se pjesa dërrmuese e Prishtinës ende vazhdon të ketë reduktime me ujë për shkak yë turbullirës në liqenin e Ujmanit.
Reduktimet nisin nga ora 23:00 deri në orën 4 të mëngjesit.
“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania”, njoftoi KRU.
Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.
“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm”, ka thënë KRU “Prishtina”.


