KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati përplaset me deputeten e LDK-së: Sa herë është në pyetje interesi i qytetarëve, ju çoheni me mbrojtë Kushtetutën
Politikë

Ministri Murati përplaset me deputeten e LDK-së: Sa herë është në pyetje interesi i qytetarëve, ju çoheni me mbrojtë Kushtetutën

Kosova News
Kosova News 16:07 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Pas kritikave të deputetëve të LDK-së për shkelje të Kushtetutës nga ana e Qeverisë, duke iu referuar edhe rrëzimit të Ligjit për çmimet tavan, ministri Murati tha se Kushtetuesja po i bën favore opozitës.

Ai tha se sa herë është në pyetje interesi i qytetarëve, deputetët opozitarë “çohen me mbrojt Kushtetutën”, ndërsa sipas tij kur bëhet fjalë për t’i mbrojtur interesat partikulare të bizneseve të caktuara “nuk përtojnë t’i akomodojnë kërkesat e tyre”

“Sa herë është në pyetje interesi i qytetarëve çuditërisht ju çoheni me mbrojt kushtetutën. Sa herë bëhet fjala me i mbrojt interesat partikulare të bizneseve të caktuara aty nuk printoni hiq. Bëni edhe amendamente ligjore, shtini nene në buxhet për me i mbështet bizneset. Ju lutem në këtë temë nuk keni çka të thoni sepse edhe qytetari e ka pa”, u shpreh Murati.

Në reagimin ndaj tij, deputetja Bajrami i kërkoi ministrit dëshmi konkrete se kur ka qenë në pushtet LDK-ja kur i kanë favorizuar biznese të caktuara.

“Ministër, kursehu nga akuzat e pabaza. Kam qenë ministre në tri ministri, trego kujt i kam bërë favor. Pasi me dhjetëra lëndë keni dërgu në prokurori, kujt, cilit biznes i kam bërë favor. Tri vjet në Ministri të Tregtisë kam pas luftë më Shoqatën e Naftëtarëve, e kam çua kontrollin e naftës në dogana. Ndërkaq, po i njëjti, ish anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në kohën sa kam qenë ministre, që më luftonte mua i ka përkrah të gjitha iniciativat e ministres sot”, theksoi ajo.

Megjithatë, ministri Murati renditi ato që sipas tij LDK-ja iu ka bërë favore bizneseve. Ai përmendi ndarjen e 60 milionë eurove që përfituesit kryesor kanë qenë supermarketet, lirimin e rrymës për kompaninë Feronikeli dhe kontratën për monopol për shënjimin e naftës.

“Gjashtëdhjetë milionë euro që janë dhënë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike përfituesit kryesor kanë qenë supermarketet, të cilat kanë pas përfitim rekord. Favori i dytë, sa keni qenë ju në qeveri, rrymën ia keni bërë më lirë Feroniklit, favori i tretë keni nënshkru kontratë për monopol për shënjimin e naftës. Edhe ky rast është në prokurori por s’ka ndodh asgjë”, theksoi Murati.

Gjithashtu lexoni:

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit

Ministria e Infrastrukturës dhe UP-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Gola: Serbia vazhdon të mbrojë terroristin Milan Radoiçiq

Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

LDK tenton ta shtyjë vendin në protesta – Hoti thotë se Reagimi qytetar është i domosdoshëm për gazin amerikan

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 26°
54%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
30 °C
Thu
31 °C
Fri
31 °C
Sat
32 °C

Lajmet e Fundit

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit
20:06 -23/06/2026
Katër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar
20:02 -23/06/2026
Ministria e Infrastrukturës dhe UP-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
19:23 -23/06/2026
Mbytet një 50-vjeçar në detin e Durrësit
19:21 -23/06/2026
Gola: Serbia vazhdon të mbrojë terroristin Milan Radoiçiq
18:49 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?