KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti i KE-së për Kosovën, diskutime e polemika – Pozita përmend të arriturat, opozita regresin
Politikë

Raporti i KE-së për Kosovën, diskutime e polemika – Pozita përmend të arriturat, opozita regresin

Kosova News
Kosova News 11:26 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën ku po diskutohet lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.

Në fjalën e saj deputetja Fjolla Ujkani ka folur në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për raportin e Komisionit Evropian për vendin.

Ujkani tha në Kuvend se ky i sivjetmi ishte “raporti më pozitiv për Kosovën krahasuar me raportet e viteve paraprake”, ndonëse pati kritika se ai “nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e Qeverisë”.

“Ky raport adreson progresin që Kosova e ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe përafrimin me standardet e BE-së. Prandaj, mund të thuhet që Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Raporti, megjithatë, “kërkon shqyrtim kritik”, sipas Ujkanit.

“Raporti nuk pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e pandërprerë të Qeverisë tonë për ta drejtuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane”, tha deputetja e Ujkani.

Kurse opozita e ka kritikuar Qeverinë për regres në Raportin e Progresit

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën është shqetësues.

Sipas tij, masat e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta, por që pasojat janë për shkak të qeverisë Kurti.

“Po ashtu në raport theksohet se ka munguar komunikimi i mazhorancës me opozitën… Sa i përket politikes së jashtme një gjë e vetme pozitive përmendet që Kosova ka aplikuar në Këshill, asnjë fjalë e mirë tjetër për Kosovën nuk është shkruar e kjo me të vërtetë është shqetësuese”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Kosova vazhdon të mos angazhohet në të ardhmen evropiane.

“Nuk kemi arritur nga qeveria të shohim mendime për këtë raport që pasi vitin e kaluar menjëherë si është publikuar kanë dal me deklarata. Kjo tregon që raporti nuk është i mirë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiir, ka thënë se vlerësimi që Bashkimi Evropian ia ka dhënë Qeverisë Kurti në Raportin e fundit të Progresit është më i dobëti dhe më i rrepti që ka marrë ndonjë qeveri e Kosovës ndonjëherë.

“Është vlerësimi më i dobët e më i rreptë që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë. Kjo, pasi Kurti pati fjalë të mëdha për integrimin evropian, e në atë kohë pati vendosë Besnik Bislimi. E unë në atë kohë i pata thënë, kujdes kryeministër se i ke jep shumë punë Bislimit. Nuk mundesh me qenë edhe zëvendëskryeministër edhe për integrim evropian, pasi dihet se ka shumë punë. Prej fillimit është nis ky proces gabim. Kryeministër ky raport ia ka dhënë një diagnozë politikës suaj. Ka thënë se kjo Qeveri është qeveri e regresit për integrime evropiane”, ka thënë Tahiri në seancën e Kuvendit.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?