KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miliarderi Musk shan reklamuesit që u larguan nga X për shkak të antisemitizmit
Lajme

Miliarderi Musk shan reklamuesit që u larguan nga X për shkak të antisemitizmit

Kosova News
Kosova News 09:50 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Miliarderi Elon Musk u tha “pirdhuni” reklamuesve që u larguan nga rrjeti social X – që më herët njihej si Twitter – për shkak të përmbajtjes antisemitike.

Këto deklarata ofenduese ai i bërë gjatë një interviste të dhënë më 29 nëntor në samitin e New York Times, DealBook.

Musk përsëriti se i vjen keq që ka publikuar postimin më 15 nëntor në X, ku ai thoshte se pajtohej me postimet kundër hebrenjve.

Që atëherë, Musk është përballur me kritika të shumta, pasi ai u pajtua me një përdorues të X, i cili në mënyrë të rreme pretendoi se hebrenjtë po nxisnin urrejtje ndaj njerëzve të bardhë.

- Reklamë -

Në postimin e tij, Musk tha se përdoruesi, i cili kishte bërë referencë për teorinë e konspiracionin të “Zëvendësimit të Madh”, po thoshte të vërtetën.

Më 29 nëntor, Musk tha se u kishte dhënë në duar “një armë të mbushur” si kundërshtarëve, por edhe personave që kanë pikëpamje antisemitike, duke e përshkruar postimin e tij si gjënë më të keqe që ka bërë sa i përket postimeve online.

Shefi ekzekutiv i Teslas tha se ideja që ai tha ishte antisemitike dhe reklamuesit që u larguan nga X, nuk duhet të mendojnë se mund ta shantazhojnë atë.

“Nëse dikush do të tentojë të më shantazhoj; me reklama, të më shantazhojë me para? Pirdhuni”, tha ai.

“Pirdhuni. A është e qartë? Shpresoj që është. Bob, nëse je në audiencë”, shtoi ai, që me gjasë iu referua Robert Iger, shefit ekzekutiv të Walt Disney që largoi reklamat në X.

Më herët, Iger kishte folur në po të njëjtën ngjarje dhe tha se Dinsje ishte larguar nga X pas postimit të Musk, që tha se “nuk ishte pozitive për ne”.

Musk pretendoi se ai vetë ka bërë më shumë për mjedisin, përmes kompanisë Tesla, sesa kushdo tjetër në botë, pasi Tesla ka shitje masive të makinave elektrike.

“Do të ishte e drejtë ta them që si lider i kompanisë, unë kam bërë më shumë për mjedisin se kushdo, se secili njeri në Tokë”.

Deklaratat e Musk erdhën në po të njëjtën ditë që lideri në Senatin amerikan, Chuck Schumer, paralajmëroi për rritjen e antisemitizmit që nga nisja e luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Schumer tha se situata me antisemitizmin ka arritur në një pikë, që sipas tij, kërcënon sigurinë e hebrenjve në mbarë botën dhe të armen e Izraelit.

Kur Musk kishte bërë postimin antisemitik më 15 nëntor, Shtëpia e Bardhë kishte reaguar duke e cilësuar si “promovim të antisemitizmit dhe urrejtjes racore”.

Ndryshe, teoria konspirative e “Zëvendësimit të Madh” pretendon në mënyrë të rreme se hebrenjtë dhe të majtët po projektojnë zëvendësimin etnik dhe kulturor të popullatës të bardhë me emigrantë jo të bardhë, duke argumentuar se diçka e tillë çon në një “gjenocid ndaj të bardhëve”.

Pas postimit në X të Musk, kompani të mëdha amerikane, përfshirë Walt Disney, Warner Bros Discovery dhe Comcast, larguan reklamat e tyre nga ky rrjet social, që është në pronësi të miliarderit Musk. Ata kishin thënë se postimi kishte mbështetur nazizmin.

Kjo platformë sociale javën e kaluar ngriti padi ndaj Media Matters për shpifje.

Gjithashtu lexoni:

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?