KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hill: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në bashkësinë ndërkombëtare
Politikë

Hill: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në bashkësinë ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 17:29 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në “Forumin Ekonomik të Beogradit” ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hill ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet një temë e vështirë, duke përmendur vitin 1999 dhe 2008 si data kyçe. Diplomati amerikan ka thënë se është e qartë që mes dy shteteve ka ende gjëra të pazgjidhura dhe se BE-ja me këmbëngulje po përpiqet për një zgjidhje në këto problematika.Hill ka përmendur Asociacionin, duke thënë se është e nevojshme që serbët ta dinë se si do të jetë jeta e tyre .

“Kosova është një temë e vështirë në këtë vend, ka data kyçe – 1999 dhe 2008, është e qartë se ka tema që kanë mbetur dhe nuk janë zgjidhur. Bashkimi Evropian me këmbëngulje po përpiqet t’i zgjidhë këto çështje. Në procesin e Brukselit, ka elementë që janë në tavolinë – çfarë duhet bërë më në fund. Është e nevojshme që serbët në veri të Kosovës të dinë se si do të jetë jeta e tyre dhe mendoj se i gjithë koncepti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është thelbësor”, ka thënë ambasadori amerikan.T

utje diplomati amerikan me përvojë ka kujtuar faktin se Kosova edhe pas 15 vitesh pavarësi vazhdon të mos njihet ende nga 5 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe shumë vende të tjera të botës.Christopher Hill ka potencuar se Kosova ka nevojë për më shumë kapacitete për të qenë një lojtar ndërkombëtar.

Ai thotë se në tavolinë është ideja fillestare që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe në këmbim të marrë një tërheqje të Serbisë për të lejuar Kosovën që të kërkojë anëtarësim në bashkësinë ndërkombëtare.

Hill thotë se një gjë e tillë s’është e lehtë, por se kjo duhet të ndodhë.“Kosova ka nevojë për më shumë kapacitete për të qenë një lojtar ndërkombëtar. Ideja fillestare që është në tryezë është se do të ketë një Asociaconi të Komunave me Shumicë Serbe dhe në këmbim Serbia do të tërhiqet dhe do t’i japë Kosovës kapacitet për të kërkuar anëtarësim në bashkësinë ndërkombëtare.

Nuk është e lehtë, ju gjithmonë mendoni se negociatat janë një ekuacion që e mësoni në shkollën e mesme në matematikë, por është gjithmonë më kompleks se sa mendoni, por kjo duhet të ndodhë”, ka thënë Hill në Forumin e 23-të Ekonomik të Beogradit.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?