KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liderët politikë të Shqipërisë i bashkon Flamuri, mesazhet për 111 vjetorin e Pavarësisë
Rajon

Liderët politikë të Shqipërisë i bashkon Flamuri, mesazhet për 111 vjetorin e Pavarësisë

Kosova News
Kosova News 09:48 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse të ndarë në aksionet politike, liderët e partive kryesore në vend janë bashkuar në mesazhet e tyre drejtuar kombit shqiptar me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foton e një vajze të vogël të veshur me kostum tradicional, e cila prek flamurin kombëtar për të uruar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë ditë të shenjtë të historisë së shtetit tonë.

Të njëjtën rrugë, përmes rrjeteve sociale ka gjetur dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në X ka postuar një fragment të këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës me urimin “Gëzuar miq, ditën e Flamurit”.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan krah fotos së tij teksa bën homazhe në monumentin e vendosur në Vlorë për të shënuar këtë ditë se “Flamuri Kombëtar është simboli që bashkon të gjithë shqiptarët nga Skënderbeu te Adem Jashari”.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë”, shkruan Ilir Meta.

Gjithashtu lexoni:

Nënshkruhet marrëveshja EMV-KEK, Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Vozitësi godet katër vetura dhe një polic në Malishevë, disa persona të lënduar

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?