I pari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.
Në “Ditën e Forcës”, Haradinaj ka thënë se dyert e hapura ë FSK-së bëjnë të mundur të kuptosh jetën ushtarake.
“Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në Kosovë. Sot, në “Ditën e Forcës”, e themi me zë të lartë sa i rëndësishëm është për sigurinë në Kosovë e rajon, si dhe për paqen në botë, anëtarësimi i Kosovës në NATO. Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu. Urime “Dita e Forcës”, Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

