KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla e Peci mbledhin partinë: Mbështesim Qeverinë në dialog, kundërshtojmë çfarëdo konstrukti që cenon Kushtetutën
Politikë

Gërvalla e Peci mbledhin partinë: Mbështesim Qeverinë në dialog, kundërshtojmë çfarëdo konstrukti që cenon Kushtetutën

Kosova News
Kosova News 00:01 -26/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e parë të mbajtur nga Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Guxo është miratuar një deklaratë e ku thuhet se kjo parti është e vendosur për mbrojtjen e rendit dhe ligjit.


Kryetarja e partisë, Donika Gërvalla ka publikuar një pjesë të deklaratës politike, e ku thuhet se kjo parti është e vendosur për ta luftuar edhe krimin e korrupsionin në veri dhe në tërë vendin.

“Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Guxo miratoi deklaratën politike, në të cilën ndër të tjera theksohet:

“Partia GUXO është e vendosur për vendosjen dhe mbrojtjen e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si në veri të Kosovës ashtu edhe në të gjithë vendin, luftimin me vendosmëri të bandave kriminale serbe, të stimuluara, të organizuara, të trajnuara dhe të pajisura nga shteti i Serbisë dhe udhëheqja e tij dhe dënimin, sado të vonshëm, të krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë kuadër, Partia GUXO angazhohet edhe për një mbështetje më efikase të të mbijetuarve të dhunës seksuale të viteve 1998-1999 dhe krijimin e një ambienti shoqëror dhe institucional që i respekton nevojat e kësaj kategorie të veçantë të shoqërisë sonë.””, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, kryetari Faton Peci deklaroi se kjo parti e përkrah Qeverinë në dialogun me Serbinë dhe se refuzon çfarëdo propozimi që cenon kushtetutën, sovranitetin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Këshilli i Përgjithshëm rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e Partisë GUXO përkitazi me dialogun me Serbinë, sulmin e Serbisë, provokimet e përditshme dhe kërcënimet e Serbisë kundër Kosovës, me synim të realizimit të projektit të “Botës Serbe” apo si projekt rus me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe të rajonit duke synuar shpërqendrimin e vëmendjes nga lufta në Ukrainë dhe lufta në Gaza.

Partia GUXO përkrah Qeverinë në bisedat me Serbinë dhe thekson se refuzon çfarëdo propozimi apo konstrukti ligjor që cenon kushtetutën, sovranitetin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës.

Në diskutimet e shumta që u zhvilluan, iu dha përkrahje e fuqishme kryesisë së Partisë Guxo, ministrave të Partisë GUXO në Qeverinë e Kosovës si dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe u shtrua nevoja e shtimit të punës në masivizimin e Partisë GUXO në terren dhe konsolidimin e strukturave të saj në tërë Kosovën dhe në mërgatë”, shkroi Peci. 

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?