KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trupat britanikë të KFOR-it patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi
Siguri

Trupat britanikë të KFOR-it patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 17:31 -25/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupat britanikë po patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi si pjesë e një pranie paqeruajtëse të NATO-s që po forcohet mes shqetësimeve për një konflikti të hapur, pas një serie incidentesh të dhunshme në muajt e fundit, shkruan Reuters.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas incidentit të 24 shtatorit, ku autoritetet kosovare ishin ndeshur me një grup të serbëve të armatosur që u strehuan në një manastir

Një polic kosovar dhe tre persona të armatosur serbë u vranë në fshatin Banjskë, incidenti më i dhunshëm që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje financiare dhe praktike për personat e armatosur, akuza këto të mohuar nga Beogradi.

NATO siç raporton Reuters, ka dërguar 1,000 trupa shtesë në rajon, duke e çuar praninë e aleancës ushtarake në 4,500 të trupave paqeruajtëse nga 27 vende.

Ushtarët britanikë tani janë duke u mobilizuar në ndërrime 18-orëshe në mot të ftohtë për t’u siguruar që asnjë armë apo grup i armatosur të mos hyjë në Kosovë.

“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, për të kuptuar më shumë dhe për të analizuar për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë, që më pas informatat do t’i dërgojmë në KFOR dhe në instanca më të lart”, tha për Reuters togeri Joss Gaddie nga Ushtria Britanike.

Gjatë një vizite të hënën në Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata po shqyrton nëse nevojitet një rritje më e përhershme e forcave “për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë ose në rajonin më të gjerë”

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

Grabitësit marrin mbi 2,500 euro nga një pompë derivatesh në Prishtinë

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Kosova News 25/11/2023 25/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Ky është çmimi i naftës për sot
10:11 -22/06/2026
Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare
09:48 -22/06/2026
Detaje nga aksidenti në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova
09:22 -22/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë
08:58 -22/06/2026
Mot me vranësira, reshje lokale shiu e shkarkime rrufesh në fillim të javës
08:41 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?