KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Beqa: Pas sulmit në Banjskë, s’ia vlen as të diskutojmë lidhur me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
Politikë

Beqa: Pas sulmit në Banjskë, s’ia vlen as të diskutojmë lidhur me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:39 -25/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka mbështetur qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 17 dhjetor në Kosovë.

Sipas partisë opozitare, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka dëshmuar qëllimet e Serbisë në Kosovë, andaj as nuk duhet të diskutohet kërkesa për lejimin e mbajtjes në zgjedhjeve në territorin e vendit.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se zgjedhjet e Serbisë nuk duhet të lejohen të mbahen në Kosovë.

“Në rrethanat pas 24 shtatorit, kemi pa komplotin që e ka organizuar Serbia, ku u vra polici (Afrim Bunjaku) dhe u plagosët policë të tjerë dhe që u sulmu integriteti i shtetit tonë, mendoj se nuk ia vlen as të diskutojmë, pasi nuk duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë sa i përket mbajtjes zgjedhjeve ose jo”, tha ai.

Në anën tjetër, ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Mazllum Baraliu, ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës në këtë rast është parimor. Ai shton se OSBE-ja, nuk mundet të bëjë kinse grumbullimin e votave në veri, e në fakt atje bëhen zgjedhjet jashtë rregullave të KQZ-së dhe ligjeve zgjedhore në fuqi.

“Konsideroj që qëndrimi i institucioneve tona është edhe parimor dhe konsistent në atë që duhet vepruar në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi”, raporton KP.

Serbia më 3 nëntor ka dërguar një kërkesë OSBE-së, që ky mision të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë, për zgjedhjet në Serbi, më 17 dhjetor.

Në lidhje me këtë kërkesë, kryeministri Albin Kurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport u takuan gjatë kësaj jave. Siç thuhet në komunikatën qeveritare, Kurti e ka bërë të qartë se për një kërkesë të tillë Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndër-shtetërore dhe se kërkesa duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?