KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia po të ishte e interesuar për serbët e Kosovës, do të votonte për përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në KE
Politikë

Kurti: Serbia po të ishte e interesuar për serbët e Kosovës, do të votonte për përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në KE

Kosova News
Kosova News 20:25 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot janë bërë dy muaj nga sulmi terrorist i një formacioni paraushtarak serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku. Në këtë sulm, sipas autoriteteve kosovare të sigurisë, është vërtetuar se përfshirja direkte e Serbisë është faktike.

Periudha 60 ditore që kur ndodhi ky sulm sipas kryeministrit Albin Kurti është më se e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosen sanksione Serbisë, në mënyrë që të mos përsëriten sulmet sikurse ai i 24 shtatorit.

“Për të mos ndodhur kjo, është i nevojshëm edhe konkluzioni i hetimeve të BE-së, KFOR-it, EULEX-it, SHBA-së, në njërën anën dhe sanksionet ndaj Serbisë në anën tjetër. Masat nuk i duam që të ketë ndëshkim, por parasëgjithash të mos ketë përsëritje…”, ka deklaruar Kurti.

Duke folur për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se në draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka çështje që krijojnë dykuptimësi, Kurti tha se draftin mund ta bëjnë publik emisarët, pasi siç tha ai, është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun, raporton rtk.

Porse shtoi ai, se Serbia në vazhdimësi shkel marrëveshjet dhe nuk është e interesuar për normalizim.

“Me datën 26 tetor duke refuzuar nënshkrimin, ajo (Serbia) ka dëshmuar që nuk e ka fare Asociacionin  për serbët, por e ka Asociacion kundër Kosovës.  Po të ishte e interesuar për serbët e Kosovës, Serbia  do të votonte për përparimin e Kosovë drejt anëtarësimit në KiE, sepse qytetarët serbë të Republikës sonë do të përfitonin shumë nga ky anëtarësim…”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka deklaruar se drafti i Asociacionit nuk është shumë i mirë, por është një bazë e mirë për të punuar me të.

Gërvalla po ashtu tha se pas 24 shtatorit asgjë më nuk është njësoj dhe se negociata të kohërave të vjetra, nuk do të ketë më.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?