KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KE-ja do t’i përgjigjet ankesës së Qeverisë së Kosovës lidhur me vizat për serbët
Politikë

KE-ja do t’i përgjigjet ankesës së Qeverisë së Kosovës lidhur me vizat për serbët

Kosova News
Kosova News 13:52 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme dhe Migrim, Ylva Johansson, do t’i përgjigjet me shkrim Qeverisë së Kosovës, lidhur me kritikat, rreth propozimit që në procesin e liberalizimit të vizave të përfshihen edhe serbët e Kosovës, por që bartin pasaporta serbe.

Këtë e ka konfirmuar Anitta Hipper zëdhënëse e Komisionit Evropian, duke paralajmëruar se po punohet në përpilimin e përgjigjes.

Propozimi i Komisionit Evropian i javës së kaluar ka për qëllim që në liberalizim të përfshihen edhe për bartësit e pasaportave të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ata deri më tani kanë qenë të përjashtuar nga procesi I liberalizimit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Komisioni ka miratuar më 16 nëntor një propozim me qëllim që të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të mbulohen nga një regjim pa viza kur udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Komisioni mirëpret miratimin e këtij propozimi nga ana e bashkëligjvënëseve”, ka thënë Anitta Hipper, zëdhënëse e KE.

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me këtë propozim dhe ka kërkuar nga institucionet evropiane që të rishqyrtojnë këtë propozim.

Për këtë propozim duhet të respektohen të gjitha procedurat që vlejnë për liberalizimin e vizave, përfshirë këtu edhe miratimin nga ana e dy institucioneve: Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Edhe nëse kalon ky propozim i Komisionit Evropian, procedura merr kohë dhe serbët e Kosovës me pasaporta serbe nuk do e gëzojnë lirinë e lëvizjes filluar nga 1 janari, ashtu siç do ndodhë me mbajtësit e pasaportave biometrike kosovare.

Kundër propozimit që vizat të hiqen edhe për serbët me pasaporta të Serbisë, kanë dalë edhe një numër i madh i OJQ-ve që i kanë shkuar letër të hapur KE-së.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?