Një shtetas i Malit të Zi dhe një kosovar janë në kërkim nga Policia e Kosovës në dy raste të ndara në Lipjan dhe Gjakovë, ku akuzohen për kryerjen e veprës penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
Për dy rastet në Lipjan dhe Gjakovë është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa sipas njoftimit të Policisë hetimet kanë nisur.
“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA – Lipjan / 23.11.2023-21:14. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi ka kryer veprën penale të lartcekur. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA – Gjakovë / 23.11.2023-17:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka kryer veprën penale të lartcekur. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të Policisë.


