Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar një serb në Vushtrri.
I dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve i kishte ofruar një zyrtari policor ryshfet, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.


