KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për rastin e shpërthimit në tregun e kafshëve në Prizren
Siguri

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për rastin e shpërthimit në tregun e kafshëve në Prizren

Kosova News
Kosova News 19:30 -23/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Remzi Murtezin, njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren, ku mbetën të lënduar 10 persona.

Paraburgimi u kërkua të enjten nga prokurori Labinot Jetishi ndërkaq kjo masë u aprovua nga gjykatësi i procedurës paraprake, Gani Kastrati.

Gjatë seancës për vendosjen e masës së sigurisë, prokurori Labinot Jetishi ka deklaruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase pasi ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale – shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

“Hetimi në këtë çështje është në fazën fillestare, nuk janë dëgjuar të dyshuarit para prokurorit të shtetit, ndërsa i dyshuari tjetër Xh.S. është në arrati, për të njëjtin nga provat e bashkëngjitura rezulton se mund të jetë bashkëkryes tjetër eventual. Po ashtu, gjendja shëndetësore e të dëmtuarve është e rëndë, ku pesë prej të dyshuarve janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë dhe gjendja e tyre është në rrezik për jetën”,tha prokurori Labinot Jetishi, raporton Kallxo.com.

Paraburgimin e ka kundërshtuar Sylë Hoxha, mbrojtës i të pandehurit Remzi Murtezi.

Avokati Hoxha theksoi se i mbrojturi i tij nuk ka pasur mundësi as të veprojë dhe të ndërmarrë veprime të kundërligjshme.

Prandaj, avokati kërkoi nga Gjykata shqiptimin e ndonjë mase më të butë si arrest shtëpiak.

Ndërkaq, sipas versionit të të pandehurit Remzi Murtezi, ai ishte sulmuar nga disa persona dhe kishte marrë lëndime në ditën kritike.

“Kur ka fillu ngjarja unë kam qenë duke i zbritë demat në tokë dhe ia kam dhënë vëllait Xh. për me i lidhë demat në hekurat ku ka qenë vendi me i lidhë. Katër-pesë copa i kemi zbrazur nga kamioni, në atë moment kam dëgjuar një përleshje, një zënkë verbale dhe atëherë kam filluar të dal nga kamioni dhe aty më kanë pritë vëllezërit S., dhe menjëherë më kanë sulmuar duke më goditur me shufra dhe çka kanë pasur e në atë moment unë jam alivanos dhe kam ra në tokë” – deklaroi i dyshuari.

Nga një mjet shpërthyes (lloji i panjohur aktualisht) te tregu i kafshëve në Prizren, më 22 nëntor të këtij viti mbetën të lënduar 10 persona.

Sipas Prokurorisë, rreth orës 4:50, në Prizren, në lagjen “Arbana”, saktësisht në tregun e kafshëve, i cili gjendet në rrugën “Tranziti i vjetër”, të dyshuarit Remzi Murtezi dhe Xhevdet Selimi, me dashje dhe të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe për pasojën, në bashkpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarit A.S., B.S., B.P., N.B., M.B., F.S., B.V., A.M., F.S. dhe B.S. pasi që fillimisht fjalosen, për një moment të dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), i cili kishte fuqinë e përhapjes së pakontrolluar.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, 10 persona pësojnë lëndime. Prej tyre M.B., F.S., B.V. dhe B.S. janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK -Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit A.S., B.P., N.B., F.S., B.S., A.M., pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi.

Me këtë i pandehuri kishte për të kryer veprën penale – shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 23/11/2023 23/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?