Policia e Kosovës njofton se sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia ka zhvilluar operacion në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit a arrestuar gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
• Dy (2) armë (pistoleta)
• Katër (4) karikator
• Dy (2) pushkë gjuetie
• Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë
• Pesë (5) telefona mobil
• Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro
• Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.
“Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar.


