Policia e Kosovës njofton se tre persona janë arrestuar në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 116.83 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në raportit 24-orësh të PK-së thuhet se Policia gjithashtu ka gjetur dhe 70 qese plastike të zbrazëta të cilat përdoren për paketimin e substancave narkotike.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 4 telefona si dhe një veturë me targa vendore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


