KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vlera e arit të grabitur në argjendarinë në Suharekë konsiderohet të jetë 250 mijë euro
Siguri

Vlera e arit të grabitur në argjendarinë në Suharekë konsiderohet të jetë 250 mijë euro

Kosova News
Kosova News 20:22 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga grabitja e armatosur pasditen e së mërkurës në një argjendari në Suharekë, janë plagosur dy policë, ndërsa shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin prokurorja Ervehe Gashi.

“Nuk është bërë vlerësim zyrtar i shumës së grabitur në argjendari. Në bazë të dhënave të para të marra nga pronari i biznesit të grabitur shuma mund të jetë rreth 250 mijë euro”, ka deklaruar Gashi.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur, teksa patrulla me të cilën ishte iu përgjigj informacioneve për një grabitje që ishte duke u zhvilluar në një argjendari në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Telegrafin se polici i plagosur ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Grabitja në argjendarinë në Suharekë u raportua në polici në orën 15:45.

 “Sapo kemi marrë informacionin, patrulla më e afërt policore është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Një prej zyrtarëve policorë është plagosur, i cili është dërguar për tretman policor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Ai tha se katër të dyshuarit, që janë të armatosur, janë në arrati pasi kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet të pasagjerëve.

Policia tha se po vazhdon operacionet e saj për kapjen e të dyshuarve për këtë rast./

Gjithashtu lexoni:

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy vajzat kosovare

Dyshohet se e zuri rryma, QKUK jep detaje për vdekjen e 50-vjeçarit nga Negroci

“S’ishte i regjistruar si hotel”, avokati i Nikës akuzon pronarin e objektit ku ndodhi vdekja tragjike

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Kosova News 22/11/2023 22/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj, 2 milionë euro në vit për ish-deputetët
15:33 -22/06/2026
Ilir Babaramo: Shqiptarë të Kosovës, vërshoni në Tiranë!
15:32 -22/06/2026
Lajm i keq për Gjermaninë, Schlotterbeck jashtë Botërorit 2026
15:31 -22/06/2026
Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve
15:28 -22/06/2026
Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku
15:26 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?