KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Detaje të reja nga Policia për shpërthimin në Prizren – Ndodhi pas një zënke e rrahje mes tregtarëve të kafshëve, njëri i dyshuar u arrestua në Gjilan, tjetri ende në kërkim
Siguri

Detaje të reja nga Policia për shpërthimin në Prizren – Ndodhi pas një zënke e rrahje mes tregtarëve të kafshëve, njëri i dyshuar u arrestua në Gjilan, tjetri ende në kërkim

Kosova News
Kosova News 15:29 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se për rastin në tregun e kafshëve në Prizren janë dy të dyshuar dhe jo tre. Prej tyre, sipas Policisë, njëri është i ndaluar dhe tjetri në kërkim.

Personi i ndaluar është R.M., i lindur në vitin 1982, nga Gjilani. Ai është shoqëruar në Polici, ku gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orëve.

“Operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje ne shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka sqaruar se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit mes tregtarëve të kafshëve. Fillimisht, viktimat dhe të dyshuarit janë rrahur mes vete dhe më pas të dyshuarit kanë hedhur mjetin shpërthye, i cili u raportua se ishte granatë dore, por autoritetet kanë thënë se për momentin është “lloj i panjohur”.

10 persona pësuan lëndime, pesë prej tyre u dërguan në QKUK, ndërsa pesë të tjerë u liruan për në shtëpi nga Spitali i Prizrenit. Aktualisht, dy prej të lënduarve po marrin trajtim në QKUK.

Policia në kërkim të tre personave për shpërthimin në Prizren që la të plagosur 9 qytetarë  
Të lënduarit nga granata e dorës në Prizren, jashtë rrezikut për jetën

Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e Policisë:

Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm-shtese

Prizren,  22 nëntor  2023

Sot, me date 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast te “Shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”, ku si pasojë ishin lënduar disa persona nja një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), te tregu i kafshëve ne Prizren.

Nga informatat e para është mësuar dhe  dyshohet se 10 persona kane pësuar lëndime. Te gjithë te lënduarit fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke ju ofruar trajtim mjekësor, ku pesë (5) prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë (5) tjerë  transportohen për trajtim te mëtejmë ne QKUK.

Policia menjëherë sapo ka pranuar informacionin ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar njëkohësisht.

Ne vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë.

Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që më vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, të cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe të dyshuarve ku në një moment të dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin).

Gjatë zhvillimit të operacionit për gjetjen dhe ndalimin e tyre ju njoftojmë se Policia e Kosovës gjatë operacionit policor për këtë, përveç në vendin e ngjarjes  ka kryer kontrolle edhe ne komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur në vitin 1982, i cili është shoqëruar ne polici për procedura të mëtejme hetimore dhe, me vendim te prokurorit të Shtetit ndalohet në afat prej  48-ore, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje në shtëpinë e tij.

Policia rajonale në Prizren së bashku me prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 22/11/2023 22/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?