KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni i Ministrisë e largon nga shërbimi civil të sanksionuarin nga SHBA-ja, Nexhat Krasniqin
Politikë

Komisioni i Ministrisë e largon nga shërbimi civil të sanksionuarin nga SHBA-ja, Nexhat Krasniqin

Kosova News
Kosova News 11:41 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, ka konfirmuar të mërkurën ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Krasniqi ishte dërguar në komisionin disiplinor pasditen e së hënës. Baza kryesore ligjore që është përdorur për rastin e tij është Ligji i ri për zyrtarët publikë.

“Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që z. Krasniqi ka masë. Sot me vendim të Komisionit Disiplinor ai është hequr nga shërbimi civil”, tha Aliu në konferencë për media pas mbledhkjes së Qeverisë. “Është një proces që ka shkuar sipas rregullave. Tash pas kësaj situate, po presim informata nga DASH-i dhe çfarëdo situate që shpie në diçka të dyshimtë, menjëherë do të kërkohet auditim”.

UD i Sekretarit të Përgjithshëm të MMPHI-së, Izedin Bytyqi, kishte iniciuar procedurë disiplinore ndaj Nexhat Krasniqit të hënën.

Komisioni Disiplinor e ka vlerësuar kërkesën si të bazuar. Ka përmendur edhe se Krasniqi kishte qenë i dënuar nga gjykata sa ishte zyrtar i prokurimit në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë. Ka thënë se çështja duhet trajtuar nga aspekti i përgjegjësisë disiplinore dhe se duhet shqiptuar masë disiplinore. Po ashtu është thënë se janë marrë parasysh raportet speciale mes Kosovës dhe SHBA-së. Është thënë es Krasniqi ka dëmtuar reputacionin e shërbimit civil.

“Duke u bazuar në Ligjin për Zyrtarin Publik nr. 08/L-197 dhe vlerësimit të shkresës iniciuese, Komisioni Disiplinor i MMPHI, erdhi në përfundim se janë shkelur rregullat e shërbimit civil dhe duke u bazuar në nenin 57 të Ligjit për Zyrtarin Publik nr.08/L-197, shqipton masën disiplinore, largim nga shërbimi civil, për z. Nexhat Krasniqi, sepse i njëjti ka dëmtuar reputacionin e shërbimit civil dhe ka bërë sjellje të papërshtatshme”, thuhet në vendim.

SHBA-ja në arsyetimin për vendosjen e Krasniqit në listën e sanksioneve tha se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion të madh gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në vendimin për sanksionim, Departamenti i Shtetit ka thënë se Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke marrë ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të Parkut Industrial në Komunën e Drenasit, nga kompania “Eltoni”. Për rastin për të cilin është sanksionuar, Themelorja në Prishtinë e ka dënuar Krasniqin me 26 muaj burgim efektiv, ndërsa pas ankimit në Apel dënimi i është zvogëluar në 18 muaj burgim me kusht, por nuk i është ndaluar ushtrimi i funksionit publik. 

Pas sanksionimit, ai u suspendua nga pozita e udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës. Megjithatë, më 15 nëntor u kthye përkohësisht në pozitën e drejtorit të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore.

VENDIMI

vendimi-disipinor1700650243Download

Gjithashtu lexoni:

Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Kosova News 22/11/2023 22/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?