KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova mposhtet nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri”, përfundon e parafundit në grup
Sport

Kosova mposhtet nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri”, përfundon e parafundit në grup

Kosova News
Kosova News 22:46 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Bjellorusisë në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar në disa raste si dhe duke pasur posedimin e topit pothuajse gjatë tërë kohës.

Kosova rastet më të mira për gol i pati me Vojvodën, Muslijën dhe Bytyqin, por që goditjet e tyre u ndalën me sukses nga portieri mysafir.

Mysafirët shënuan gol në minutën e 43-të përmes Dmitri Antilevski, i cili e zuri në befasi portierin Visar Bekaj pasi ai spastroi një top nga zona dhe ishte jashtë vijës së portës.

Në pjesën e dytë Kosova ishte më kërkuese duke u munduar ta gjejë golin e barazimit.

Rasti i parë serioz për Kosovën në 45 minutëshin e dytë erdhi në minutën e 52-të por goditjen e Qëndrim Zybës e priti portieri mysafir. “Dardanët” iu afruan golit edhe në minutën e 60-të me Ilir Krasniqin por ai topi nuk arriti të shkojë në kuadratin e portës.

Kosova pati edhe një rast tjetër me Meriton Korenicën në minutën e 69-të por gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Lojtarët e Kosovës protestuan për një penallti në minutën e 85-të por i të njëjtit mendim nuk ishte gjyqtari i cili bëri me shenjë për vazhdimin e lojës.

Deri në fishkëllimën e fundit nuk pati më ndonjë rast të mirë shënimi për Kosovën dhe “Dardanët” e mbyllën me humbje ciklin kualifikues për “Euro 2024”.

Gjithashtu lexoni:

Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub

Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë

Szczesny merr vendimin për të ardhmen e tij tek Barcelona

Kosova U21 nesër luan miqësore ndaj Maqedonisë U21 në ‘Fadil Vokrri’ – hyrja për tifozët do të jetë falas

E ardhmja e Ronaldos në udhëkryq, portugezi ka dy opsione serioze në tavolinë

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
broken clouds
13° _ 13°
82%
1 km/h
Wed
19 °C
Thu
13 °C
Fri
17 °C
Sat
16 °C

Lajmet e Fundit

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
23:11 -27/05/2025
Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub
23:07 -27/05/2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë
22:39 -27/05/2025
Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë
21:58 -27/05/2025
Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt
21:35 -27/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?