KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti uron Shqipërinë në 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Politikë

Kurti uron Shqipërinë në 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Kosova News
Kosova News 22:29 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë gjatë mbrëmjes së sotme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit, 111–vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti fillimisht uroi të gjithë shqiptarët për kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në EURO 2024.

Më tej, duke ndërlidhur tre data të rëndësishme për popullin shqiptar, kryeministri Kurti tha se ‘’28 Nëntori është datë themeltare e lirisë dhe e flamurit, e bashkimit dhe e pavarësisë, e shtetit dhe e fitores. 28 Nëntori i Skënderbeut në Krujë në mes të shekullit XV, 28 nëntori i Ismail Qemalit në Vlorë në fillim të shekullit XX, dhe 28 nëntori i Adem Jasharit në Prekaz në fund të shekullit XX, janë filli historik i thurjes kombëtare të ne shqiptarëve’’.

Ai tha se pikërisht në kulmin e fushatave kriminale të ushtrive serbe që shkuan deri në Durrës dhe Elbasan, patriotët shqiptarë të rrymave dhe krahëve të ndryshëm, u bashkuan rreth idesë së pavarësisë që u proklamua pasditen e 28 nëntorit 1912 në Kuvendin e Vlorës, ku Shqipëria u shpall e pavarur. Pas një jave do të mbushen plot 111 vite nga ajo ditë kur drejtuesi i atij kuvendi kombëtar, Ismail Qemal Vlora, u bë edhe kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, ju uroj 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, duke i nisur urimet tona nga sot e deri më 28 nëntor, për liri të qytetarëve dhe barazi mes popujve të rajonit tonë ballkanik e të kontinentit tonë evropian, për paqe brenda shteteve e ndërmjet shteteve gjithandej botës, për siguri të qëndrueshme për të gjithë dhe progres gjithëpërfshirës për secilin”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Vendoset sot gurthemeli i Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës

BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Arrestohet një huligan serb në Zveçan, dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?