KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjoba 30 mijë euro lokalit të lojërave të fatit, zyrtari i ATK-së: Nuk përgjigjem a kemi vepruar drejt
Siguri

Gjoba 30 mijë euro lokalit të lojërave të fatit, zyrtari i ATK-së: Nuk përgjigjem a kemi vepruar drejt

Kosova News
Kosova News 19:50 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykatën e Prishtinës sot u dëgjua B.P. në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj Skënder Fetajt, Arian Kastratit, Driton Haxhijës, Ramadan Latifit, Burim Ismailit, Fisnik Ibishit dhe Ramadan Ibishit për organizim të lojërave të fatit e zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Dëshmitari B.P. në kohën e kryerjes së veprës së pretenduar penale (viti 2016) kishte qenë drejtor i Departamentit për lojëra të fatit në kuadër të ATK-së.

Mes tjerash, ai rrëfeu edhe për një gjobë që i ishte shqiptuar lokalit të të akuzuarit Ramadan Latifi, i cili gjatë seancës pyeti dëshmitarin nëse kjo gjobë e shqiptuar kishte qenë në përputhje me rregullore e Ligjin për lojërat e fatit.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha se gjoba kishte qenë e bazuar në të dhënat e marra nga Policia.

“Ato të dhëna që i kemi pranuar nga Policia i kemi marrë të mirëqena, nuk mund të përgjigjem a kemi vepruar drejt” – u shpreh ai para Gjykatës.

Tutje ai tha se aksioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka qenë shumë i madh dhe mund të mos i ketë mbajtur mend hetuesit që kishin marrë pjesë në aksionin në fjalë.

Ai foli edhe për lokalin e gjobitur për të cilin tha se kishte qenë i mbyllur kur dëshmitari kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë i rrethuar me shirita.

Përveç këtij dëshmitari u dëgjua edhe F.S., i cili kishte qenë menaxher i njërit prej lokaleve të cilat janë objekt i akuzës.

Ai nuk ishte shumë i sigurt nëse kishte punuar si menaxher 4-5 muaj ose 2 vite.

Prokurori i çështjes, Shpëtim Peci, e përballi këtë dëshmitar me disa deklarata që i kishte dhënë në Prokurori, e të cilat disa herë nuk u përputhën me deklarimet e sotme.

Sipas tij, nuk i kujtohej nëse kishte pasur kontrolla nga ATK-ja ose Policia në lokalin ku ai menaxhonte, ose nëse dikush i kishte kërkuar ta mbyllte lokalin për shkak të kontrollave.

“Kam punu edhe në një vend tjetër, për atë arsye munden mos me m’u kujtu gjërat” – u shpreh dëshmitari në seancë.

Ai deklaroi se kishte punuar në lokal deri në mbylljen e tij, kurse llogari për punën e tij i kishte dhënë një personi të quajtur Driton.

F.S. tha se ka pasur kontratë pune por nuk i kujtoheshin detyrat dhe përgjegjësitë e tij që rridhnin nga ajo kontratë.

Seanca e ardhshme për këtë rast do të jetë në janar të vitit të ardhshëm, e trupi gjykues përbëhet nga Valon Kurtaj- kryetar, dhe Musa Konxheli e Valbonë Selimaj – anëtarë.

Çka thotë aktakuza për këtë rast?

Skënder Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija, akuzohen se që nga shkurti i 2015 deri në dhjetor të vitit 2016 kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit.

Ata akuzohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në shumën 253,680.00 euro.

Fetaj edhe pse kishte licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie në gjithë Kosovën e në menaxhimin e së cilës vepronin edhe Arian Kastrati e Driton Haxhija, sipas Prokurorisë me qëllim kanë organizuar lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin.

Aktakuza thotë se të akuzuarit duke siguruar numra serikë të dublifikuar-falsifikuar të ruletëve dhe të aparateve të automateve i kanë vendosur në pika të ndryshme, ku edhe kanë krijuar përfitime të kundërligjshme pasi kanë qenë pa licencë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Ramadan Ibishi deri sa ka qenë në orar të punës në cilësinë e inspektorit të lartë në ATK, ia ka përcjellë informatat zyrtare se kur do të kryhen kontrollet nga inspektorët e ATK-së, birit të tij, Fisnik Ibishit.

Kështu, sipas Prokurorisë, i akuzuari Fisnik Ibishi i ka njoftuar menaxherët e bizneseve të lojërave të fatit për vendin e kontrolleve. Ai këtë e bënte duke përdorur fjalët – “jam në Qytetin e Gjakovës, jam në Qytetin e Gjilanit, etj. A ke kohë për kafe?”.

Kështu, sipas Prokurorisë, i akuzuari i ka njoftuar se në cilat qytete ka dalë kontrolla.

Ndërsa Ramadan Latifin, Arian Kastratin, Driton Haxhijën dhe Burim Ismailin Prokuroria i akuzon se në fillim të vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2016 në vende të ndryshme në Kosovë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore kanë organizuar lojëra të fatit të cilat janë të ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit ashtu që në njësitë e bastores sportive “Planet Win 365”, pronë e Ramadan Latifit, pas koordinimit mes vete kanë blerë programin për lojëra “KENO” dhe “Lojëra me QEN” dhe përmes një personi të quajtur Hekuran, këto lojëra i kanë instaluar në kompjuterë të bastores në vende që ka më pak kontroll si në Drenas, Hajvali dhe në fshatra të rrethit të Pejës dhe Deçanit.

Të pandehurit po ashtu akuzohen se kanë zhvilluar aktivitete në bastoret sportive në pika të palicencuara nga ATK-ja, kanë mbajtur tavolina të pokerit të cilat janë të ndaluara në Kosovë.

Me rastin e kontrollit janë gjetur gjashtëmbëdhjetë njësi të palicencuara ndërsa aktakuza thotë se me këtë rast buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm prej 93,400.00 euro.

Të pandehurit Ramadan Latifi, sipas aktakuzës, në shtëpinë e tij në Gjilan i janë gjetur një revole e markës “Herma Werk”, një armë gjuetie e markës “Winchester” dhe 435 copë fishekë të armës së gjuetisë dhe revoles, raporton Kallxo.

Gjithashtu lexoni:

Thellohet bashkëpunimi i Avokatëve të Popullit, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Nga mafia amerikane te fotografitë me Sami Lushtakun – arrestohet në ShBA mafiozi John Alite për fajde dhe krim të organizuar

Zjarr në Prizren, digjet një barakë e vjetër

Aksidenti tragjik në autostradën gjermane, varrimi i dy motrave do të bëhet në Kosovë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 26°
54%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
30 °C
Thu
31 °C
Fri
31 °C
Sat
32 °C

Lajmet e Fundit

Mashtrime në emër të KRU “Prishtina”, kompania u bën thirrje konsumatorëve për kujdes
15:22 -23/06/2026
Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të botimit të revistës “Dituria Islame”
15:00 -23/06/2026
KQZ: Rezultatet përfundimtare shpallën pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat
14:42 -23/06/2026
Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike
14:41 -23/06/2026
Bekim Haxhiu do t’i drejtohet Supremes: Ka bazë për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
14:39 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?