KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 20 mijë nxënës mbajnë orë të kodimit, kryeministri Kurti: Digjitalizimi në arsim, arsimi për punësim dhe zhvillim
Arsim

Mbi 20 mijë nxënës mbajnë orë të kodimit, kryeministri Kurti: Digjitalizimi në arsim, arsimi për punësim dhe zhvillim

Kosova News
Kosova News 16:26 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri, Albin Kurti, ka njoftuar se nga 13 nëntori deri më 17 nëntor “ora e kodimit” është mbajtur në 22 komuna të Kosovës. Ku mbi 20 mijë nxënës të klasa e parë deri në të shtatën kanë mbajtur rreth 30 mijë orë kodim.

Kurti ka shtuar se nxënësit janë njohur me parimet e kodimit, përdorimin e kodimit si gjuhë krijuese, të menduar logjike e të tjera.

“Kodimi në klasë. Digjitalizimi në arsim. Arsimi për punësim dhe zhvillim. Nga 13 deri me 17 nëntor “Ora e kodimit” është mbajtur në 22 komuna tona. Mbi 20 mijë nxënës të klasave I deri XII, në 350 shkolla kanë mbajtur rreth 30 mijë orë kodim. Gjatë kësaj jave, nxënësit u njohën me parimet e kodimit, përdorimin e kodimit si gjuhë krijuese, të menduarit logjik dhe realizimin e projekteve inovative dhe kreative.  Përkushtimi dhe qëllimi ynë është që duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, kodimi të jetë pjesë e integruar e kurrikulave shkollore të arsimit parauniversitar. Integrimi i teknologjisë në arsim përmbush një objektiv kyç në Strategjinë tonë për Arsim dhe Digjitalizim. Ai shënon progres të rëndësishëm drejt të ardhmes së vendit tonë, ku teknologjia ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, duke përfshirë kodimin në rutinën ditore shkollore, po hapet rruga pr nëj brez të ri krijuesish, inovatorë e shkencëtarë.

“Duke e përfshirë kodimin në rutinën ditore shkollore, hapim rrugën për një brez të ri krijuesish, inovatorësh dhe shkencëtarësh nga vendi ynë, të cilët mund të krijojnë dhe eksportojnë produkte dhe shërbime digjitale për tregun global”, ka shtuar Kurti.

Duke folur për investimet e qeverisë së tij, Kurti ka theksuar se kodimi është vetëm njëra nga hallkat e transformimit digjital.

“Kodimi është vetëm njëra nga hallkat e transformimit tonë digjital. Investimet tona në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike deri në fund të vitit 2025 pritet të kalojnë vlerën prej 80 milionë euro. Ndërkaq, në bazë të dokumenteve strategjike që kemi finalizuar, deri në vitin 2027, kjo shifër parashihet të arrijë në 130 milionë euro. E krahas investimeve të domosdoshme, përkushtimi ynë është po aq i lartë edhe për zhvillimin e kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe teknologjike në siguri kibernetike, për transformim digjital të sigurt”, ka përfunduar Kurti.

Mësimi dual, kryeministri Kurti: Shkollat profesionale duhet të shihen si vlerë e shoqërisë

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?