KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti ukrainas, Merezhko tregon pse e kishte nënshkruar letrën ku thuhet se Kosova është një vend sovran
Politikë

Deputeti ukrainas, Merezhko tregon pse e kishte nënshkruar letrën ku thuhet se Kosova është një vend sovran

Kosova News
Kosova News 20:49 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, Oleksandr Merezhko, ka folur rreth letrës që kishte nënshkruar në gusht të këtij viti që i kërkonte diplomacisë ndërkombëtare të bënte politikë, e cila nuk fokusohet vetëm në Beograd.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë për arsye morale dhe se nuk është penduar.

“Rusia po e zhvillon një luftë kundër Ukrainës, e cila është një luftë gjenocidiale, që është një luftë imperialiste dhe kolonialiste. Rusia do që të na kthejë një koloni të veten. Ajo që po bën aktualisht Rusia kundër kombit ukrainas është krim gjenocidial. Në këtë rast, mund të tërheqim disa paralele në mes të situatës në Kosovë dhe Ukrainë sepse arsyeja pse Kosova u bë e pavarur ishte për shkak të gjenocidit e që në mënyrë eufemiste u quajt spastrim etnik. Mirëpo, nga perspektiva juridike, ky ishte gjenocid i kryer nga regjimi i Millosheviqit ndaj njerëzve në Kosovë. Rusia tani po kryen gjenocid kundër ukrainasve”, tha Merezhko.

Ai shtoi se është detyrim i çdo shteti që të bëj çdo gjë për të parandaluar gjenocidin në pjesë të tjera të botës.

“… meqë ra fjala, është detyrimi ynë ligjor sipas Konventës për Parandalimin e Gjenocidit të vitit 1948, është detyrim i çdo shteti që të bëjë gjithçka për të parandaluar gjenocidin dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se kur shohim që është duke ndodhur gjenocidi në pjesë të tjera të botës, atëherë është detyra jonë morale që të reagojmë ndaj kësaj dhe të përpiqemi ta parandalojmë këtë dhe kjo ishte një nga arsyet pse e kisha nënshkruar këtë letër”, tha Merezhko, në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”.

Sipas tij ukrainasit, shumica e tyre kanë ndjenja miqësore ndaj Kosovës.

“Po, jam i sigurt se ju duhet të keni vënë re se kur jeni duke folur me njerëzit e thjeshtë në Ukrainë, patjetër do të vini re se shumica e ukrainasve kanë ndjenja shumë të ngrohta dhe miqësore ndaj Kosovës dhe ata e mbështesin Kosovën pikërisht për këto arsye, sepse ata shohin disa paralele dhe e kuptojnë se si është të jetosh kur fqinji të ngacmon vazhdimisht, kur kërcënon që do të të pushtojë, kur fqinji përdor lloje të ndryshme të provokimeve ndaj teje, pra ka shumë ngjashmëri”, deklaroi Merezhko.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE

Hargreaves pas takimit me Kurtin: Të formohet Qeveria sa më shpejt dhe të zhbllokohen fondet

Kosova News 18/11/2023 18/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit
20:21 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?