KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Nga viti i ardhshëm gjuha e kodimit do të jetë pjesë e kurrikulave që nga klasa e parë
Politikë

Kurti: Nga viti i ardhshëm gjuha e kodimit do të jetë pjesë e kurrikulave që nga klasa e parë

Kosova News
Kosova News 16:25 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga viti i ardhshëm shkollor, gjuha e kodimit do të futet në kurrikulat e arsimit në Kosovë, që nga klasa e parë.

Në aktivitetet e Orës së Kodimit me nxënësit e Shkollës Profesionale “Gjin Gazulli”, që mbahet në kuadër të shënimit të javës së Orës së Kodimit në Kosovë, shefi i ekzekutivit theksoi se në Kosovë janë 20 mijë profesionistë në fushën e TIK-ut dhe 4 mijë studentë në fakultete e kolegje.

“Janë mbi 1 500 kompani biznesi në Kosovë të cilët operojnë në fushën e teknologjisë së i formacionit dhe komunikimit, ku 3/4 e tyre bëjnë eksporte të shërbimeve për korporatat e fuqishme anë kënd-botës. Janë 20 mijë profesionistë në Kosovë në fushën e TIK-ut dhe 4 mijë studentë në fakultete e kolegje”, u shpreh Kurti.

“Këtë javë përmes Orës së Kodimit në Kosovë, keni parë zhvillimin e potencialin dhe lindjen e inovacionit për të ardhmen. Edhe talenti i individit vjen në shprehje, por edhe bashkëpunimi nxënësve për produktin e njëjtë. Jemi optimist për suksesin që do ta kemi në të ardhmen sepse Qeveria do të fokusohet në transformimin digjital ku e bën më të lehtë dhe më cilësor. Duke e parë interesimin dhe potencialin, prej vitit të ardhshëm, gjuha e kodimit do të futet në kurrikulë sepse nga klasa e parë qysh mësohet gjuha shqipe, ashtu të mësohet edhe gjuha e kodimit”, tha Kurti, raporton EO.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, u shpreh se kjo iniciativë është jetësuar për herë të parë në 300 shkolla.

“Ora e Kodimit nisi në vitin 2013 nga organizata ndërkombëtare si një nismë revolucionare në teknologji. Synimi kryesor ishte krijimi i një lëvizje globale që i inkurajon të gjithë të mësojnë kodimin dhe teknologjinë duke filluar nga fëmijëria e hershme. Si Ministre e Arsimit jeni shumë të lumtur që kjo iniciativë u jetësua për herë të parë në këtë vit në mbi 300 shkolla”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?