KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizatat të shqetësuara për vonesat e Ministrisë në hapjen e aplikimit për mbështetje në programin për zhvillim rural
Lajme

Organizatat të shqetësuara për vonesat e Ministrisë në hapjen e aplikimit për mbështetje në programin për zhvillim rural

Kosova News
Kosova News 11:00 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile, CorrËatch, i përbërë nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë shprehur shqetësim lidhur me hapjen e vonuar të aplikimit për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.

Thirrja për aplikim është hapur më 31 tetor, por sipas këtyre organizatave kjo është bërë me vonesë.

“Gjatë pesë vjetëve të fundit, thirrja për aplikim për grante nuk është vonuar asnjëherë, duke përjashtuar vitin 2021 ku për shkak të pandemisë COVID-19 nuk kishte thirrje të hapur. Korniza aktuale ligjore që rregullon këtë proces përcakton qartë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është e detyruar që të miratojë masat përkatëse jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga miratimi i buxhetit për vitin përkatës. Duke konsideruar këtë dhe pas analizës së situatës në praktikë, CorrWatch ka vërejtur që një kërkesë e tillë ligjore nuk është respektuar nga Ministria, duke qenë se Programi Kombëtar për Zhvillim Rural u nënshkrua tetë (8) muaj më pas”, thuhet në reagim.

CorrWatch konsideron se kjo vonesë e aprovimit të Programit mund të ketë pasoja serioze në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe vështirëson seriozisht përgatitjet e mirëfillta të bujqve për aplikim të suksesshëm.

“Ngjashëm, kjo praktikë natyrshëm kufizon transparencën dhe llogaridhënien e procesit në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, MBPZHR po ashtu ka vepruar gabim kur ka vendosur që fillimisht të nënshkruajë Programin dhe jo Udhëzimin Administrativ që përcakton masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural në vitin 2023, i cili në fakt do duhej t’i paraprinte Programit marrë parasysh përmbajtjen e tij”, thuhet në reagimin që është bërë në kuadër të projektit: “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”,

“Duke konsideruar të gjitha këto veprime më lartë, CorrWatch konsideron që hapja e vonuar për aplikim për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural, reflekton në mungesë të transparencës duke nxitur dyshime rreth mundësisë së keqpërdorimit të parasë publike, ushtrimin e veprimeve të paligjshme gjatë zbatimit të skemës mbështetëse në këtë sektor”, thuhet në reagim.

Përmes këtij reagimi publik, CorrWatch i ka rikujtuar MBPZHR-së peshën e detyrimeve ligjore dhe rëndësinë e zhvillimit rural të drejtë dhe transparent. “Gjithashtu, CorrWatch thekson nevojën për përgjegjshmëri, reflektim dhe përmbushje të menjëhershme të obligimeve ligjore nga MBPZHR, në mënyrë që të sigurohet një mjedis pa korrupsion dhe i qëndrueshëm për të gjithë aktorët e përfshirë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?