KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Alarmi i Zelenskyt për planet e Rusisë për luftë në Ballkan, Surroi dhe Mujanoviq komentojnë deklaratën
Politikë

Alarmi i Zelenskyt për planet e Rusisë për luftë në Ballkan, Surroi dhe Mujanoviq komentojnë deklaratën

Kosova News
Kosova News 10:48 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Thirrja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky që t’i kushtohet vëmendje me të madhe Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, ka informacione që Rusia po bën plane për një luftë të re, ka nxitur reagime të shumta në rajon nga analistë e politikanë ndërkombëtarë, e po ashtu reagime ka pasur edhe në Kosovë dhe Serbi.

Publicisti Veton Surroi në profilin e tij në platformën “X”, shkruan se se deklaratat e presidentit të Ukrainës, mbajnë një peshë të veçantë për të luftuar Rusinë.

Gjithashtu, ai thotë se Rusia ka investuar pak në Ballkanin Perëndimor, por që ka pasur sipas tij ‘fitime të konsiderueshme’.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një zonë ku Rusia ka investuar relativisht pak, por ka pasur ‘fitime të konsiderueshme’, veçanërisht kur krahasohet me përpjekjet e bëra nga NATO dhe BE në rajon. Dhe pa ndonjë ndryshim thelbësor në politikat perëndimore, do të vazhdojë ta bëjë këtë. Deklaratat e Zelenskyt pa dyshim mbajnë peshë të veçantë për ta luftuar Rusinë”, ka thënë Surroi në reagimin e tij.

W.Balkans have been low investment-high return area for Russia vs. NATO/EU throughout this century. And with no substantial change in Western policies, will continue to do so. Zelensky's words obviously carry the special weight of fighting Russia . https://t.co/iEvqdxjqxM

— VetonSurroi (@VSurroi) November 17, 2023

Për deklaratën e presidentit Zelensky, ka reaguar edhe analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq.

Në reagimin e tij, Mujonaviq thotë se “Zelensky nuk e ka gabim”.

Ai ka pohuar se shumë prej tyre e kishin paralajmëruar edhe më herët shkallën e depërtimit të Rusisë.

“Do të thotë, nëse duan, ata mund të nxisin dhunën në rajon sipas dëshirës”, thotë mes tjerash ai në reagimin e bërë në platformën “X”.

Zelensky is not wrong. As some of us have been warning for yrs, the scale of Russia's penetration of the security services & pol leaderships in Belgrade & Banja Luka, in particular, is now fully operational. Meaning, if they want, they can foment violence in the region at will. https://t.co/LgQDZTiFID

— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) November 16, 2023

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, pasi ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.

Reagime ka pasur edhe në Kroaci, nga analistët amerikanë, si dhe nga disa deputetë evropianë.

Zelensky thirrje për vëmendje: Po marrim informacione, Rusia po përgatit luftë në Ballkan

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?