KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Maqedonci kërkon reagim të shpejtë të ndërkombëtarëve ndaj grupeve terroriste serbe
Siguri

Ministri Maqedonci kërkon reagim të shpejtë të ndërkombëtarëve ndaj grupeve terroriste serbe

Kosova News
Kosova News 16:29 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se pret reagim të qartë dhe të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar ndaj veprimeve të grupeve terroriste serbe, duke shtuar se Kosova është e vendosur për të siguruar sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ai ka thënë të enjten në një takim që u mbajt në Shkup me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të jashtëzakonshme për përballjen me sfidat e reja të sigurisë.

“Gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë, dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedonci ka kërkuar mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim të plotë të Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut, derisa në takim pjesëmarrës ishin edhe ministrat e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe zëvendëssekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së e përfaqësues të tjerë.

“Në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë. Ministri Maqedonci në adresimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonalë e globalë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Limaj: Po angazhohem për të gjetur një zgjidhje për krizën politike

Basha: E papranueshme, opozitarët po mbajnë procesin të ngujuar

PDK kërkon dorëheqjen e Xhelal Sveçlës pas rastit të 27 vjeçarit në Lipjan

Kosova News 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare, Muriqi te Mallorca deri në vitin 2029
13:14 -09/07/2025
Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot
12:57 -09/07/2025
Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë
12:41 -09/07/2025
“Na ka mbetur veç me vdek”, banori i Thethit me lot në sy: Kam investuar kursimet e jetës në bujtina, duan të na prishin
12:35 -09/07/2025
Barcelona ka 50 milionë euro në tavolinë për Ferran Torres, ende nuk është marrë vendimi për të
12:25 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?