KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti GAP: Vetëm 15 për qind e pronave në Kosovë zotohen nga gratë
Ekonomi

Instituti GAP: Vetëm 15 për qind e pronave në Kosovë zotohen nga gratë

Kosova News
Kosova News 14:55 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15% të pronave, krahasuar me 74% që zotërohen nga burrat. Kjo është njëra nga gjetjet e raportit me titull “Në kërkim të barazisë financiare: Qasja në financa për bizneset në pronësi të grave dhe të pakicave etnike”, që të enjten Instituti GAP e ka prezantuar në Konferencën rajonale të grave ndërmarrëse “Fuqizimi i Grave Ndërmarrëse: Ndërtimi i Urave, Thyerja e Barrierave”.

Sipas këtij raporti pjesa e mbetur e pronave prej 11% është në pronësi të personave/subjekteve juridike.

Në raport vlerësohet se niveli i ulët i zotërimit të pronave krijon probleme të ndryshme ekonomike dhe sociale për gratë, siç është mungesa e kolateralit të mjaftueshëm për të marrë hua.

Raporti ka gjetur edhe se numri i llogarive bankare të biznesit që janë në pronësi të grave është i ulët.

“Rreth 16% e numrit gjithsej të llogarive bankare të biznesit në Kosovë janë në pronësi të grave, 82% janë në pronësi të burrave dhe 2% janë të regjistruar në bashkëpronësi. Bizneset në pronësi të grave në Kosovë kanë 2.4 herë më pak hua sesa ato në pronësi të burrave. Konkretisht, niveli i borxhit aktiv për bizneset në pronësi të grave është 642.6 milionë euro, ndërsa për burrat është 1.6 miliardë euro. Për më tepër, bizneset në pronësi të grave zotërojnë 14.2 herë më pak depozita se ato në pronësi të burrave, apo vetëm 111.9 milionë euro krahasuar me bizneset në pronësi të burrave që zotërojnë 1.58 miliardë euro depozita”, thuhet në raport.

Ngjashëm, thuhet se edhe tek llogaritë individuale gratë zotërojnë 2.42 herë më pak depozita sesa burrat në llogaritë e tyre individuale. Shuma e depozitave të zotëruara nga gratë në llogaritë e tyre bankare thuhet se është 829.5 milionë euro, ndërsa nga burrat është 2.01 miliardë euro.

“Në gjashtë vitet e fundit (2016-2022), Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka ndihmuar me ofrimin e garancisë për 12,653 hua, nga të cilat 1,725 (14%) janë për biznese në pronësi të grave. Shuma totale e huazuar që FKGK ka garantuar pjesërisht nga viti 2016 deri në vitin 2022 për bizneset në pronësi të grave është 63.3 milionë euro ndërsa për bizneset në pronësi të burrave është 458.9 milionë euro. Ndonëse FKGK ka kontribuuar jashtëzakonisht në edukimin financiar dhe qasjen në financa për gratë, duke ofruar garanci për kapërcimin e sfidës së kërkesave për kolateral, ende ka shumë punë që duhet bërë nga politikëbërësit”, thuhet në raport.

Bazuar në gjetjet e raportit, Instituti GAP u ka rekomanduar politikëbërësve, institucioneve financiare dhe palëve të tjera të interesuara të promovojnë edukimin financiar dhe përfshirjen për gratë duke ofruar financim të synuar dhe programe investimi, si dhe duke krijuar mundësi për mentorim dhe rrjet-formim. Kjo thuhet se mund të bëhet duke ndërmarrë fushata ndërgjegjësimi për të edukuar gratë dhe grupet e tjera të margjinalizuara mbi të drejtat e tyre për të zotëruar tokë dhe pasuri, dhe duke shpërndarë informacion në lidhje me kornizat ligjore, të drejtat e trashëgimisë dhe proceset e regjistrimit të pronës.

Publikimi i këtij raporti është mbështetur nga USAID-i përmes Aktivitetit të Angazhimit Ekonomik Gjithëpërfshirës, në partneritet me CDF.

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?