KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush duhet të marrë tableta kundër të përzierave në stomak? Cila është zgjidhja më e mirë për udhëtim të gjatë
Shëndetësi

Kush duhet të marrë tableta kundër të përzierave në stomak? Cila është zgjidhja më e mirë për udhëtim të gjatë

Kosova News
Kosova News 13:25 -19/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe pse kjo gjë zakonisht u ndodh fëmijëve, të rriturit po ashtu vazhdojnë që ta kenë këtë problem.

Kryesisht përkufizohet si “sindromë e përshtatjes së keqe ndaj lëvizjeve”, sëmundja e detit, e veturës apo e aeroplanit.

Fjala është për porositë kontradiktore që arrijnë në trurin tonë, domethënë deri në qendrën e ekuilibrit, e cila gjendet në veshin tonë dhe në atë që e vërejmë me sy, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të shpjegohet me një shembull të thjeshtë, sikur udhëtojmë me automobil apo autobus dhe qëndrojmë ulur dhe qendra jonë e ekuilibrit vëren që qetësohemi, por, nëse shikojmë nga dritarja shqisa jonë e të parit merr informacion që po lëvizim.

Kështu arrihet deri te njohuritë kontradiktore të shqisave tona, gjë që mund të nxisë të përziera dhe probleme të tjera të theksuara.

Më së shpeshti këtë problem e kanë fëmijët midis moshës katër dhe dhjetë vjeç, ndonëse është e sigurt që edhe personat e rritur, së paku në një periudhë të jetës së tyre, shpesh përjetojnë shqetësime të tilla

Megjithëse simptomat e sëmundjes së lëvizjes janë zakonisht të lehta, ato mund të shfaqen gjithashtu në formën e dhimbjes së kokës, zhurmës në vesh, djersitjes së ftohtë dhe dobësisë, dhe mund të shfaqen probleme më serioze, të tilla si të vjella, një rënie e presionit të gjakut dhe madje edhe kolaps. Pra mund të ndodhë që personi të humbasë vetëdijen, që është ende një dukuri e rrallë.

Si ta zgjidhim problemin?

Sigurisht që ka edhe ilaçe, të cilat zakonisht merren gjysmë ore para nisjes. Ato janë efektive, por kanë një efekt të kufizuar, që zgjat rreth katër orë. Këto barna kanë efekte negative, shkaktojnë përgjumje dhe janë të ndaluara për këdo që drejton një automjet. Ka edhe disa zgjidhje natyrale që mund të ndihmojnë.

Xhenxhefili dhe nenexhiku janë barëra medicinale që mund t’i lehtësojnë këto sëmundje gjatë udhëtimit. Çdo gjë me mente në të do të ndihmojë me të përzierat.

Gjithashtu duhet theksuar se ata që vuajnë nga të përzierat nuk duhet të ulen pranë dritares. Përveç kësaj, është e rëndësishme të pini shumë lëngje, sepse çdo ndjenjë dehidrimi nxit të përzierat. Gjithashtu, nuk duhet ta filloni udhëtimin me stomakun bosh, por sigurohuni që të konsumoni një vakt të lehtë proteinik dhe të bëni pushime më të shpeshta gjatë udhëtimit.

Ajo që gjithashtu ka një rëndësi të madhe, është të mos shikosh telefonin apo tabletin për aq kohë sa të jetë e mundur.

Gjithashtu lexoni:

137 raste me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm gjatë javës së fundit

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

QKUK: 337 raste në Emergjencë gjatë 24 orëve

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?