KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Evropës: Marrëveshja Shqipëri-Italia rrit shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut
Rajon

Këshilli i Evropës: Marrëveshja Shqipëri-Italia rrit shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut

Kosova News
Kosova News 14:08 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, tha se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për tredin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane.

“Memorandumi i mirëkuptimit ngreh një sërë pyetjesh të rëndësishme mbi ndikimin që mund të ketë zbatimi i tij ndaj të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve. Memorandumi krijon një regjim ad hoc azili ekstraterritorial, të karakterizuar nga shumë dykuptimësi ligjore. Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të minojë masat mbrojtëse për të drejtat e njeriut dhe përgjegjësinë për shkeljen e rregullave, duke rezultuar në trajtim diferencial në mes atyre që aplikimet për azil do të shqyrtohen në Shqipëri, dhe atyre që do të shqyrtohen në Itali”, tha ajo përmes një deklarate.

Mijatoviq tha se ky memorandum është një tregues i një dëshire të shfaqur edhe në shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët po shqyrtojnë modele të ndryshme për azilkërkuesit si “zgjidhje të shpejtë” të sfidave të ndërlikuara që paraqesin ardhja e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve.

“Megjithatë, këto masa rrisin në mënyrë të ndejshme rrezikun për të ekspozuar refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Bartja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete stimulon shtetet e tjera që të veprojnë njësojë, gjë që rrezikon që të krijojë një efekt domino që të do minonte sistemin evropian dhe botëror për mbrojtje ndërkombëtare”, tha Mijatoviq.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe dhe ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë
11:15 -16/07/2026
“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë
11:12 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?