KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontrollohen tri lokacione, dyshohet se para të fituara ilegalisht në Belgjikë u investuan në Gjakovë
Siguri

Kontrollohen tri lokacione, dyshohet se para të fituara ilegalisht në Belgjikë u investuan në Gjakovë

Kosova News
Kosova News 21:23 -11/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 11.11.2023, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, ku janë kontrolluar tri lokacione në Gjakovë.

Ky operacion policor është zhvilluar pasi autoritetet e Belgjikës kanë dërguar kërkesë pranë autoriteteve shtetërore të Republikës se Kosovës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, e cila kërkesë është përcjellë në DHKEK nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës për zbatim.

Dyshohet se shtetas të Republikës se Kosovës në bashkëveprim me disa shtetas të Belgjikës gjatë periudhës kohore 2020 -2022 janë marrë me veprimtari penale dhe dyshohet të kenë krijuar të ardhura të mëdha të cilat përmes rrugëve të ndryshme i kanë transferuar në Kosovë duke investuar në paluajtshmëri.

Gjatë kontrollit është arritur të sigurohen fatura të shpenzimeve, të cilat të dyshuarit i kanë investuar në Kosovë, e që dyshohet të jenë produkt i veprave penale të kryera nga ana e tyre.

Gjatë kontrollit kanë marrë pjesë edhe një ekip nga Belgjika (një gjyqtar hetues dhe tre hetues policorë), bazuar në lejen e autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet në bashkëveprim me autoritetet e Belgjikës.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Bllokimi i konstituimit të Kuvendit është paradoksal

Edhe vazhdimi i 14-të dështim, pasnesër përpjekja e 15-të për konstititum të Kuvendit

Vendimtare apo një tjetër dështim? Kuvendi në tentativën e 14-të për konstituim

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Kosova News 11/11/2023 11/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës
11:38 -11/05/2025
“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit
11:32 -11/05/2025
Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli
11:29 -11/05/2025
Bajqinovci thotë se nuk ka ngërç institucional, qeveria po e kryen punën e saj
11:26 -11/05/2025
Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve
11:20 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?