Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar më shumicë të votave në lexim të parë Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë në Kosovë.
Ky projektligj u paraqit para deputetëve nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Pas hterjes së debatit projektligji është hedhur në votim ku morën pjesë 64 deputetë, të cilën votuan për kalimin Projektligjit, kurse nuk ishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Kështu pas kalimit në lexim të parë Projektligji nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, shkon tani për procedura tjera nëpër komisionet parlamentare për plotësime të mundshme dhe mandej pas një kohe kthehet për votim përfundimtar në Kuvend.


