KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni Evropian rekomandon hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE
Botë

Komisioni Evropian rekomandon hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE

Kosova News
Kosova News 19:33 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian . Lajmi u mirëprit veçanërisht në Ukrainën e përfshirë nga lufta me Rusinë, por që dëshiron një të ardhme në Bashkimin Evropian.Gjatë një konference shtypi të mërkurën në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian mirëpret disa vende për t’iu bashkuar radhëve të tij.Në një raport prej 1200 faqesh, lëshuar nga Komisioni Evropian, thuhej se Ukraina dhe Moldavia kanë përmbushur në mënyrë të kënaqshme shumicën e detyrimeve lidhur me reformat dhe se tashmë janë gati për të filluar procesin e negociatave.Vizita e fundit e zonjës Von der Leyen në Kiev ishte një tregues i qartë i gatishmërisë së Bashkimit Evropian për të nisur procesin e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës.Pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, presidentja e Komisionit Evropian përgëzoi Ukrainën për përparimin e rëndësishëm në zbatimin e reformave.“Dua t’ju them se i vlerësojmë shumë reformat që keni bërë në mes të luftës. Nuk duhet të harrojmë kurrë se ju jeni në një luftë për ekzistencë e në të njëjtën kohë, po reformoni thellësisht vendin tuaj. Ju keni kaluar shumë etapa, duke reformuar sistemin e drejtësisë, duke bllokuar kontrollin që gëzojnë oligarkët, duke trajtuar çështjen e pastrimit të parave dhe shumë më tepër se kaq”, tha ajo.Gjatë konferencës së përbashkët të shtypit, zoti Zelenskyy ripohoi angazhimin e Kievit për të përmbushur të gjitha detyrimet për integrimin në Bashkimin Evropian.Ai tha se Ukraina nuk ka reshtur së transformuari institucionet e saj dhe se reformat do të vazhdojnë.Po kështi zoti Zelenskyy shtoi se vendi ka gati një ligj të ri që siguron më shumë efektivitet për sistemin e tij antikorrupsion.“Ukraina nuk e ka ndalur procesin e transformimit të institucioneve të saj. Reformat do të vazhdojnë”, tha ai.Gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian do të duhet të miratohen nga të gjitha vendet anëtare gjatë një takimi të nivelit të lartë që mbahet në dhjetor.Zoti Zelenskyy tha se vendi i tij pret një vendim politik për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky vendim do të ketë një ndikim thelbësor jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë Evropën.Po kështu zoti Zelenskyy tha se fillimi i negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, do të ishte një lajm i mirëpritur për shoqërinë ukrainase dhe për ushtarët ukrainas, që sikurse ai tha, po mbrojnë vlerat evropiane në vijën e frontit. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?