KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkohet gjinekologu i spitalit “Isa Grezda”, e largoi shtatzënën veç pse u kontrollua në ordinancë private
Siguri

Shkarkohet gjinekologu i spitalit “Isa Grezda”, e largoi shtatzënën veç pse u kontrollua në ordinancë private

Kosova News
Kosova News 19:25 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, Genc Macula, ka larguar me forcë një grua shtatzëne, me arsyetimin se e njëjta kontrollet mjekësore i ka përfunduar në një ordinancë private.

Ndonëse ishte referuar për lindje nga kjo ordinancë private, doktori në fjalë me të parë se ku janë kryer vizitat mjekësore, ka kërkuar që lindjen ta kryejë në të njëjtën ordinancë private dhe jo në spitalin “Isa Grezda”.

36 vjeçarja e nacionalitetit rom e cila ka dashur të mbetet anonim, ka deklaruar se doktor Macula, i ka kërkuar që ta lëshojë spitalin me arsyetimin se nuk ishte kontrolluar në ordinancën e Maculës.

Ndonëse vendimin për lirim e kishin kundërshtuar mjekët tjerë, shtatzëna ka thënë se Macula e ka nënshkruar raportin për t’u liruar nga spitali dhe në të njëjtën kohë ka qenë shumë agresiv dhe e ka bërë të qajë. Për këtë, thotë se i ka dëshmitarë edhe pacientët tjerë.

“Në momentin që kam shkuar në spital ka qenë mbrëmje ditë e shtunë dhe ka qëlluar një doktoreshë më ka thënë se sonte duhet me qëndrua (në spital) se je e hapur disa centimetra dhe nuk rrezikojmë me të leshu në shtëpi për shkak se është lindja e tretë. Unë, për shkak se nuk kam pasur fillimisht dhimbje, kam kërkuar që të më lëshojnë në shtëpi dhe pas që e kam shtëpinë afër spitalit. Disa mjekë që vazhdimisht gjatë tërë javës më kanë kontrolluar, kanë qenë kategorikisht kundër që të më lëshojnë për shkak se isha e hapur në disa centimetra. Një ditë, nuk më kujtohet kur, ka qenë për vizitë doktor Genc Macula dhe më ka thënë se mundesh me shku në shtëpi pasi paske qenë edhe paciente e doktoreshës Aida Kumnova sepse fillimisht mi ka kërkua raportet se ku jam kontrolluar dhe kur e ka pa emrin e sa (Aidës), ka thënë se mundesh edhe te ajo me shku me lind se e ka një zbritje”, u shpreh ajo, teksa nuk deshi që t’i përmendjes emri.  

“Të premten kur është bërë vizita e radhës edhe më ka kontrollu dr Genci në dhomë dhe më ka thënë se ‘ti ende je këtu dhe a të kam thënë me shku në shtëpi, mos po dëshiron me ta ndal spitalin’ dhe ma ka shkruar në raport që unë lirohem nga spitali, përkundër kundërshtive të mjekëve tjerë sepse ai si drejtor aty. Shumë agresiv ka qenë, kam qajtë dhe dëshmitarë kanë qenë pacientet tjerë. Pesë mjekë më kanë thënë se nuk guxojmë me të leshu në shtëpi, ndërsa ai më ka thënë se mundesh me shku. Shumë presion më ka bërë”, deklaroi ajo, teksa shtoi se pas këtij vendimi ka dorëzuar ankesë në drejtorinë e spitalit.

Drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala,  e konfirmoi shkarkimin. Shala tha se vendimi është marrë në bazë të ankesës dhe i është hapë rrugë Komisionit Disiplinor.

 “Po është shkarku nga pozita e ushtruesit e detyrës së shefit të sallës së lindjes, bazuar në ankesën e pacientes që ka qenë shtatzënë. Rasti ka qenë tepër i ndjeshëm dhe veprimi i jonë ka qenë i menjëhershëm. Ne jemi të obliguar që të gjithë qytetarëve t’u ofrojmë ndihmën e kërkuar pa dallime, për arsye se të gjitha institucionet publike e private që janë të licencuara, jemi të barabarta me Ligj, pavarësisht se nga cili institucion referohet”, u shpreh ai, raporton EO.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri
13:13 -08/08/2026
Sërish shtyhet seanca konstituive
13:05 -08/08/2026
Ndërpritet seanca konstituive, Time Kadriaj sulmon Albin Kurtin
12:28 -08/08/2026
AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?