KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Szunyog: Duhet të shohim hapa të tjerë për heqjen e masave ndaj Kosovës
Politikë

Ambasadori Szunyog: Duhet të shohim hapa të tjerë për heqjen e masave ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 18:27 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se masat ndaj Kosovës janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare më 3 qershor, por duhet bërë hapa të tjerë nga ana e institucioneve të Kosovës që ato të hiqen.

Ai në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi pas dorëzimit të Raportit të Progresit për vitin 2023. Ka thënë se masat kanë qenë një reagim për zhvillimet në fund të muajit maj duke përfshirë sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Szunyog ka thënë se kjo deklaratë është specifike me pritjet ndaj Kosovës.

“Fokusohet në tri fusha, deeskalimin në veri, zgjedhjet e parakohshme në veri dhe angazhimin në dialog duke përfshirë themelimin e Asociacionit. Raporti e njeh se ka një progres të caktuar duke përfshirë themelimin e kornizës ligjore për zgjedhjet e parakohshme dhe disa çështje që lidhen me depërshkallëzimin në ndërtesat komunale, por raporti thekson se duhet të shohim hapa të tjerë. Shpresojmë që hapat të merren sa më shpejt dhe masat të hiqen sa më shpejtë që Kosova të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues por edhe nga plani i rritjes”, ka thënë ai.

Szunyog ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë filluar implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja e detyrueshme në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se fatkeqësisht bota është në kohë sfiduese për shkak të luftës në Ukrainë, e pastaj edhe lufta në Gaza dhe situatës së rëndë gjeopolitike dhe sipas tij zgjerimi është një prej veglave kryesore të BE-së, për t’u përballur me këtë mjedis sfidues.

Szunyog ka thënë se Komisioni Evropian ka propozuar një plan të ri financiar si pjesë e një mekanizmi të ri financiar për të lehtësuar konvergjencën ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe standardeve ekonomike të BE-së, gjithashtu për të bërë incentivat financiare që zgjerimi i BE-së të ndodhë sa më shpejtë.

“Edhe Kosova dhe Serbia ende nuk kanë filluar të implementojnë obligimet që dalin nga marrëveshja e detyrueshme në rrugën e tyre drejtë BE-së. Anëtarësimi në BE është çështje strategjike dhe këtu përshtatja e vlerave të Kosovës me politikat e sigurisë së jashtme, vlerësohet. Po ashtu keni paraqitur zgjedhjen tuaj strategjike duke implementuar reformat e reja. Në veçanti agjenda e reformës drejtë BE-së është me rëndësi, po ashtu stabiliteti politik i Kosovës ka lejuar të implementohet një pjesë e mirë e legjislacionit. Sidoqoftë mosbashkëpunimi mes partive dhe mospajtimet ndërmjet mazhorancës vazhdon të sfidojë punën e Kuvendit. Rekomandimet e vitit të kaluar për reformën në administratën publike nuk janë implementuar mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se meqenëse Kosova mbetet në fazë të hershme të zhvillimit të sistemit gjyqësor duhet edhe më tutje t’i fuqizojë veglat duke mbrojtur integritetin, llogaridhënien pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

Sipas tij, raporti rekomandon që Kosova të bëjë më shumë në përpjekje për të implementuar legjislacionin kundër korrupsionit që është miratuar kohëve të fundit.

Ka shtuar se sa i përket financimit të krimit të organizuar, Kosova duhet të bëjë hetime më proaktive dhe duhet të punojë në konfiskimin e aseteve të jashtëligjshme.

Ambasadori i BE-së në Kosovë ka deklaruar se kapacitetet për monitorim të politikave dhe legjislacionit janë përmirësuar, ekonomia ka shënuar qëndrueshmëri, por ende ka nevojë që të trajtohen disa sfida afatgjata.

“Sa i përket konkurrueshmërisë dhe rritjes ekonomike ka bërë progres, në agjendën e gjelbër dhe infrastrukturën rrugore janë bërë përmirësime. Sa i përket tregtisë Kosova ka bërë progres. Mirëpresim progresin e Kosovës në reformat drejtë anëtarësimit në BE duke shikuar mundësitë që nuk duhet të ketë hapësirë për mospajtime për miratimin e reformave. Kosova është e përgatitur mesatarisht në prokurimin publik, qarkullimin e mallrave, politika monetare dhe ekonomike”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, duke shtuar se këto nuk janë deklarata boshe.

Bislimi me vërejtje për Raportin e Progresit: Disa fusha do të duhej të vlerësoheshin më shumë në raportin e BE-së

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?