KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi me vërejtje për Raportin e Progresit: Disa fusha do të duhej të vlerësoheshin më shumë në raportin e BE-së
Politikë

Bislimi me vërejtje për Raportin e Progresit: Disa fusha do të duhej të vlerësoheshin më shumë në raportin e BE-së

Kosova News
Kosova News 18:25 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ambasadori Szunyog ia ka dorëzuar zëvendëskryeministrit Bislimi, Raportin për Vendin 2023 për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Bislimi ka thënë se raporti konstaton se Qeveria ka vazhduar me reforma për anëtarësim drejtë Bashkimit Evropian

“Raporti adreson për herë të parë vendimin final të Bashkimit Evropian që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet lëvizja pa viza nga 1 janari i vitit 2013”.

Ai thotë se raporti përgëzon Kosovën për politikën e saj të jashtme për luftën në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Bislimi thotë se raporti konstaton se Kosova ka progres në fushën e doganave, tatimeve, politikave sociale arsimit e kulturës dhe energjisë.

“Sektorin financiar e kemi të qëndrueshëm përkundrejt krizave të njëpasnjëshme. Kemi ulje të ndjeshme të papunësisë nga 19% në 11.8%”, ka shtuar Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë ka shprehur edhe një pakënaqësi që në raportin e Progresit nuk janë të përfshira disa arritje që sipas tij janë mjaft të rëndësishme.

“Sipas analizës sonë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, përkatësisht në fushën e demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike që është dashur të vlerësohen dhe theksohen më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura shumë të rëndësishme në një shoqëri demokratike dhe për më tepër janë rekomanduar në raportin e vitit të kaluar”.

“Disa nga këto të arritura janë: Ligji për zgjedhje të përgjithshme, Ligji për financimi e partive politike, rregullorja e re e Kuvendit, Ligji për Qeverinë e Kosovës, Ligji për pagat në sektorin publik, Ligji për zyrtarët publik, Ligji për Prokurorin e Shtetit, Gjykata Komerciale, rritja e numrit të Gjyqtarëve, Ligji për parandalimin e dhunës në familje”, ka deklaruar tutje Bislimi.

Bislimi tregon se kur do të mbahet takimi i kryenegociatorëve në Bruksel
Ambasadori Szunyog: Duhet të shohim hapa të tjerë për heqjen e masave ndaj Kosovës
Konjufca pranon Raportin e Progresit për Kosovën

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?