KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dedaj në Hagë, flet për shkarkimin e tij si zëvendësministër i Transportit
Siguri

Dedaj në Hagë, flet për shkarkimin e tij si zëvendësministër i Transportit

Kosova News
Kosova News 12:24 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjergj Dedaj ka folur për shkarkimin e tij nga pozita që e kishte si zëvendësministër i Transportit në qeverinë e Hashim Thaçit, në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai është shprehur se shkarkimin e tij e ka bërë dikush tjetër dhe jo Hashim Thaçi dhe kjo është bërë për t’i futur në konflikt të dyja palët.

“E ka bërë dikush tjetër me na shti në konflikt me Presidentin Thaçi, por unë gjithnjë kam menu deri e kam sqaru se e ka bërë presidenti Thaçi. Unë me kanë praktikues i Kanunit ose ka mujtë me m’vra ose me u vra me Hashim Thaçin. Unë nuk jam, unë kurrë nuk jam, as ai as unë. Ne jemi njerëz, burrështetas jemi dhe i kam thënë okej, i kam dhënë 7 ditë afat në publik e kam thënë në media presidentit Thaçi që atëherë ishte kryeministër, me m’thirr dhe me m’tregu arsyen se pse me ka ngarku dhe pse me ka shkarku brenda 24 orëve dhe nëse nuk me thirr atëherë ka me kanë keq. Keq se ka me ndjek rrugë ligjore. Gjithnjë kam mëndu se me ka shkarku Hashim Thaçi dhe e kam pas një urrejtje ekstreme nëse kish ndodh kështu se ka mujtë me thanë s’ki me shku dhe okej. Mbas 5-6 ditëve jam taku me z. Thaçi, siç i kanë thënë George Washington-in e Kosovës dhe ka thanë, Gjergj nuk të kam shkarku unë.”

Në dëshminë e tij, Dedaj ka thënë se në këtë rast jo vetëm se është ndjerë i shokuar, por siç është shprehur vetë ai “ka pas me m’lshu zemra, pa shku kurrë asnjë sekondë në atë ministri”, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Për me e sqaru pak duhet. Unë jam ngarku nga Presidenti Thaçi, zëvendësministër i Transportit të asaj kohe, të premten, ka qenë ditë e premte dhe të shtunën ose të dielën pak ka rendësi, por pa shku në punë se të hënën fillon puna, jam shkarku dhe në media ka dal se Hashim Thaçi një herë e ngarkoi të premten, pastaj të njëjtin person presidenti Hashim Thaçi e shkarkoi zëvendësministrin e Transportit Gjergj Dedajn dhe në këtë ministri filloi të luftohet korrupsioni. Unë jo që jam shoku, por nuk e di vlla çka është me mu, e kam ndonjë copë ADN të çeliktë se ka pas me m’lshu zemra, pa shku kurrë asnjë sekondë në atë ministri dhe unë kam thanë si është e mundshme presidenti Hashim Thaçi me m’ngarku te premten, me m’shkarku. Këtë e ka bërë dikush tjetër që mund ta them në një seancë private”, ka thënë Dedaj.

Dedaj tregon se e ka pyetur ish-kryeministri Hashim Thaçi se a është takuar me dikë dhe a ka pirë kafe.

Atëherë Dedaj e kupton të tërën dhe i thotë se “po”, duke i’a kthyer Thaçi se ai e ka shkarkuar, “jo unë”. 

Dedaj pyetet nga prokurori për lëndimet e Blakajt, kërkon seancë private për ta sqaruar rastin

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Ndërpritet seanca konstituive, Time Kadriaj sulmon Albin Kurtin
12:28 -08/08/2026
AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?